KINEMA REPUBLIKA

Çdo të shtunë

On Air 20:55

Filmat më të famshëm në historinë e kinematografisë shqiptare, rikthehen për publikun nëpërmjet “Kinema Republika”, çdo të shtunë në orën 20:30 në frekuencat e Report TV. Ritransmetim të dielën në orën 16:30.
Magjia e filmave bardh e zi është sharmi i Shqipërisë së një kohe, një mundësi unike ku të rriturit përjetojne kujtimet e rinisë dhe për t’u dhënë dije të rinjve një pjesë të kulturës së këtij vendi.

Duke transmetuar një seri filmash artistike të realizuar ndër vite, filma të prodhuar që nga viti 1954 bardh e zi që tregonin historinë në të cilën kanë ecur shqiptarët e deri në filmat me ngjyra të

cilat trajtonin tematika shoqërore dhe sociale të kohës sjellim në fokus rëndësinë që I jepej Artit dhe Kulturës në Shqipëri.