Sociale

Kush po e ndot Gjanicën me naftë? Agjencia e Mjedisit monitoron shkarkimet e ‘Albpetrol’ dhe dy kompanive të tjera! Golemi: Shkak industria e vjetëruar

Prej ditësh lumi Gjanica në Fier ka marrë ngjyrë të zezë për shkak se kompanitë e naftës derdhin mbetjet hidrokarbure. Kryeinspektori i Mjedisit tha se pas analizave te ujit do gjobiten kompanitë ndotëse. Nga ana tjetër aktivisti Adriatik Golemi shprehet se gjobat janë thjesht “show” sepse institucionet shtetërore e dinë se shkaku kryesor është industria e vjetruar e nxjerrjes së naftës, ku peshën kryesore e ka "Albpetrol".

7 Nëntor 2024, 13:28