Emërohet prokuror bashkëshorti i deputetes Felaj, Vate Staka nuk 'pranohet' në KLP

15 Prill 2019, 15:10| Përditesimi: 15 Prill 2019, 17:36

  • Share

Prokurori i Shkodrës i zgjdhur anëtari më i ri i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ju drejtua sot sallës së seancave plenare në këtë Këshill.

Në mbledhjen e kësaj të hëne pritej që Vate Stakaj të ishte i pranishëm për të zëvendësuar Antoneta Sevdarin e shkarkuar prej vettingut. Por pas pak minutave ku ai ishte ulur mes anëtarëve të tjerë ka lënë sallën pasi me shumicë KLP ka votuar që të pritej afati ankimimit për 5 ditë nëse dikush do të kundërshtonte apo jo zgjedhjen e tij në KLP.

Me largimin e Stakës mbledhja vazhdoi pa praninë e medias ku KLP caktoi si drejtues të përkohshëm në Sarandë prokurorin Sali Hasën i cili zëvendëson Edison Ademin e shkarkuar nga vetting.

Në Durrës në vend të Ferdinand Elzeit të shkarkuar prej vettingut u caktua përkohësisht Ludovik Doda i cili mori dhe votat maksimale ndër të caktuarit përkohësisht plot 10 vota.

Një tjetër pikë në të cilën anëtarët e KLP-s kanë qenë të ndarë në dy grupe ishte dhe ajo e emërimit prokuror të Bledar Valikajt i cili fitoi me gjykatë të drejtën për të kaluar nga oficer i policisë gjyqësore në prokuror.

Bashkëshorti i deputetes Ermonela Felaj, Bledar Valikaj, mori 5 vota pro duke fituar statusin e prokurorit dhe duke u emëruar si i tillë në akuzën e kryeqytetit.

Ndërsa 2 javë pas çeljes së garës për kryeprokuror sipas KLP-së nuk është regjistruar asnjë aplikim apo kandidaturë paçka se ka afat dhe 2 javë deri më 30 prill 2019.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Santa Quaranta: 15/04/2019 15:27

    Prandaj kemi arritur ne kete derexhe!! Vini gomarin perpara kalit!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?