Ekonomi

1 litër naftë 15 lekë më shumë se në vitin 2020, dështon protesta e njoftuar për çmimin e naftës! Ekspertët: Tregu ndërkombëtar shkak për rritjen

Çmimi i karburanteve në treg ka njohur një rritje thuajse me 15 lekë për litër krahasuar me vitin e kaluar, kur si pasojë e pandemisë çmimi i naftës, benzinës dhe gazit shënoi ulje. Këtë të enjte në disa pika karburanti 1 litër naftë ju shit shoferëve me 177-180 lekë, nga 155-160 lekë që ishte në vitin e kaluar.

Ky është shtrenjtimi i tretë që ndodh që nga fillimi i këtij viti. Rritje është vërejtur edhe tek benzina si dhe tek gazi. Shkak për këtë rritje sipas ekspertëve është bërë rritja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, si dhe hapja e shteteve pas izolimit së shkaktuar nga pandemia çka ka sjellë rritje të kërkesës për karburant.

Një ton nafte sipas shoqatës së hidrokarbureve ka arritur në 630 dollarë nga 165 dollarë që ishte. Për të kundërshtuar çmimet e reja pas daljes nga izolimi në rrjetet sociale u njoftua një protestë të enjten nga drejtuesit e mjeteve, që në shenjë pakënaqësie do të fiknin makinat në rrugë.

 “Rritja e çmimit të naftës paralajmëroi zhvillimin e një proteste ditën e sotme e organizuar nga rrjetet sociale. Megjithatë edhe pse ora shkoi 12.00 asnjë nuk e fiku makinën. Shoferët zgjodhën që protestën të mos e kryejnë arsyet mbetën të paditura”.

Me fillimin e pandemisë në mars të vitit të kaluar, çmimet e naftës ranë me shpejtësi, nga rreth 170- 180 lekë, që ishin në shkurt, zbritën poshtë 150 lekëve gjatë karantinës duke reflektuar uljen e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare.

Shqipëria konsiderohet si vend me çmim të lartë të naftës, për shkak edhe të taksave pasi për çdo litër naftë që shitet shteti mbledh rreth 112 lekë taksa, si akciza, taksa e qarkullimit apo e taksa e karbonit.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?