1 muaj nga afati për regjistrim në KQZ, PD asnjë shenjë për bashkim! Alibeaj kandidatë në bashkitë periferike, kryesoret pa emra

7 Shkurt 2023, 20:19| Përditesimi: 7 Shkurt 2023, 20:58

  • Share

TIRANË- Vetëm 1 muaj nga afati për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor në KQZ, dy PD vijojnë të ndara fushatën elektorale.

PD-së së Rithemeluar, të drejtuar pa vulë e logo nga Sali Berisha, kandidatët e së cilës edhe pse pa një mënyrë sesi do të regjistrohen, kanë nisur takimet, Enkelejd Alibeaj u ka nxjerrë përballë kandidatë në 11 bashki.

Më pak se 30 ditë, nga afati kur PD zyrtare do të regjistrohet si subjekt zgjedhor, kandidatët janë zbuluar në Mallakastër, Poliçan, Kuçovë, Kamëz, Lezhë, Krujë, Dibër, Kurbin, Dimal, Patos e Vaun e Dejës (Tabelë), disa prej të cilave njihen si bashki tradicionalisht të djathta, e që ndarja e votave i rrit mundësitë PS për t’i mbajtur.  Mirëpo,  para se të shkohet në zgjedhje, sfida e PD së Alibeajt është regjistrimi i kandidatëve, që njëjtë si Berisha pa vulë e logo, mund të rrezikohet.

Pengesë për regjistrimin e PD zyrtare bëhen nenet 64 dhe 72 që diktojnë firmën e kryetarit të Partisë për të regjistruar kandidatët e PD, nëse situata juridike e selisë blu, mbetet e pandryshuar.

Regjistrimi i partive politike në zgjedhje

2. Për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor për çdo lloj zgjedhjeje, një parti politike duhet të paraqesë në KQZ:

a) vërtetimin që partia është regjistruar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor, Tiranë;

b) emrin, mbiemrin dhe adresën e kryetarit të partisë, i cili është personi I autorizuar për të paraqitur kandidatët;

c) emrin zyrtar, shkronjat nistore dhe adresën e partisë;

ç) specimenin e vulës së partisë;

d) emrin, mbiemrin dhe adresën e financierit të partisë; dhe

dh) emrin, mbiemrin dhe adresën e personit përgjegjës për komunikimin me

KQZ-në.

e) deklaratën me shkrim të nënshkruar nga kryetari i partisë politike ku

përmendet angazhimi solemn për refuzimin për të marrë pjesë në praktika të

blerjes së votës, marrjes së financimeve apo përfitimeve të kundërligjshme,

veçanërisht nga ato që vijnë nga aktivitete kriminale, si dhe përkushtimin për

të konkurruar në zgjedhje në mënyrë të ndershme dhe me integritet. Teksti i

deklaratës përcaktohet nga KQZ-ja.

Neni 74: lista e plotë të kandidatëve me renditjen përkatëse, e nënshkruar nga kryetari i partisë: 

Kjo do të sillte nevojën e firmës së Lulzim Bashës që aktualisht, ndonëse i dorëhequr, vazhdon të jetë i regjistruar në regjistrin e partive politike në gjykatë si kryetar i Partisë Demokratike.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?