Presidenti Ilir Meta u rrek nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale që t’i mbushte mendjen miletit për “10 gjëra që (mileti) ndoshta nuk i di për 30 qershorin”. Për të argumentuar këtë presidenti u përpoq që të përmend interpretime e vendime nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ).
Po i rreshtoj me radhë “argumentet” e presidentit Meta dhe po i përgjigjem rast pas rasti në formë pyetjeje ose me argumente.
1.Në 35 bashki (57.3% të vendit) u votua për një kandidat të vetëm.
Cili i pengoi, zoti president, kandidatët alternativë (PD, LSI, etj.) të futeshin në zgjedhjet e dekretuara prej jush më 5 nëntor 2018, në 57.3% të vendit?
2.Në 57.3% të vendit nuk pati alternativë zgjedhjeje.
Cili i pengoi, zoti president, alternativat (PD, LSI, etj.) të futeshin në zgjedhjet e dekretuara prej jush më 5 nëntor 2018, në 57.3% të vendit?
3.Për 35 bashki, 57.3% të Shqipërisë nuk kishte zgjedhje, por vetëm votime.
Cili i pengoi, zoti president, alternativat (PD, LSI, etj.) të futeshin në zgjedhjet e dekretuara prej jush më 5 nëntor 2018, me qëllim që në 35 bashki, 57.3% të Shqipërisë, të mos kishte thjesht votime?
4.GJEDNJ kërkon qeverisë të organizojë zgjedhje demokratike.
Më 30 qershor u organizuar zgjedhje plotësisht demokratike, sepse askush nuk u pengua as të regjistrohej në zgjedhje, as u pengua për të ushtruar të drejtën e votës.
5.E drejta për të zgjedhur alternativë e bën një demokraci efektive.
Askujt nuk iu mohua e drejta për të qenë alternativë në zgjedhje. Pjesëmarrja në procesin zgjedhor është vullnet i lirë politik e juridik i çdo individi ose grup individësh të organizuar në parti politike.
6.GJEDNJ: E drejta e votës nuk është vetëm proceduriale.
Sqarimin për këtë e gjeni tek 9 përgjigjet e tjera.
7.GJEDNJ: Votuesi duhet të ketë mundësinë të ndikojë zgjedhjet (substanciale).
Më 30 qershor gjithkujt prej votuesve iu dha mundësia që të ndikojë në zgjedhje. Një formë ndikimi ishte që ato të bojkotoheshin në masë aq të madhe saqë do justifikonte pavlefshmërinë e tyre. Nga një përllogaritje statistikore që bëra më rezulton:
Në zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019 morën pjesë 811727 votues. Duke qenë se PD, LSI dhe disa parti të tjera i bojkotuan zgjedhjet, atëherë krahasimet do i bëjmë me pjesëmarrjen në votime për zgjedhjet vendore 2015, dhe parlamentare 2017 e 2021.
Zgjedhjet vendore 2015 – pjesëmarrja 1613054 votues. Pjesëmarrja në vitin 2019 përbën 50% të kësaj shume.
Zgjedhjet parlamentare 2017 – pjesëmarrja 1613810 votues. Pjesëmarrja në vitin 2019 përbën 50% të kësaj shume.
Zgjedhjet parlamentare 2021 – pjesëmarrja 1662386 votues. Pjesëmarrja në vitin 2019 përbën 49% të kësaj shume.
Pra, pjesëmarrja në vendoret “moniste” 2019, përbën 49.8% të mesatares së pjesëmarrjes për tri zgjedhjet (2015, 2017, 2021).
8.GJEDNJ: Votimi me një kandidat mohon të drejtën substanciale për të zgjedhur.
Cili i pengoi, zoti president, alternativat (PD, LSI, etj.) të paraqisnin kandidatet e tyre në zgjedhjet e dekretuara prej jush më 5 nëntor 2018, për të mos i mohur elektoratit tuaj të drejtën substanciale për të zgjedhur?
9.Zgjedhjet me 1 kandidat për 57.3% të Shqipërisë – Jo në përputhje me GJKDNJ.
Cili i pengoi, zoti president, alternativat (PD, LSI, etj.) të paraqisnin kandidatet e tyre në zgjedhjet e dekretuara prej jush më 5 nëntor 2018, për të qenë në përputhje me GJEDNJ?
10.Nëse disa nga 57.3% zgjedhës do t’i drejtoheshin GJEDNJ pas 30 qershorit, Shqipëria mund të dënohej nga GJEDNJ.
GJEDNJ kur ka bërë interpretime të tilla, ka pasur parasysh ato shtete të cilat iu mohojnë opozitës pjesëmarrjen në zgjedhje. Më 30 qershor askujt partie dhe individi nuk iu mohua e drejta për të qenë pjesë e procesit zgjedhor të dekretuar nga Presidenti i Republikës më 5 nëntor 2019.
Konkluzion:
Meqë bëra shumë pyetje “cili i pengoi”, më lejoni zoti President i Republikës, që t’ju them që ata që i penguan të gjitha sa thashë më lart janë: kryetari i PD-së zoti Lulzim Basha, kryetarja e LSI-së zonja Monika Kryemadhi dhe … fatkeqësisht Presidenti i Republikës zoti Ilir Meta. Ju lutem, zoti president, kësaj radhe mos na thoni që ndodheshit në Gjermani dhe nuk kishit mundësi ta pengoni regjistrimin e opozitës në zgjedhje. Një herë bëmë sikur të besuam kur u justifikuat kështu për djegien e mandateve. Për herë të dytë, kjo do kuptohej sikur presidenti vë në dyshim inteligjencën e popullit të tij.
Keto qe shkruhen ne artikull i dine dhe kalamajte sot pas dy vjetesh. Nuk eshte ky problemi. problemi qeshte se Ilir Mata po perdor tegjitha guret sidomos ne Kushtetuese per te bere lojne e tij deri ne fund. Qe eshte nje maskara politik, dihet, por qe nje maskara i tille te veje ne loje nje shtet te tere dhe kjo nen hunden e nderkombetareve qe e njohin mire se cili eshte, eshte shume e rende. Nje President qe eshte teresisht jashte rolit te tij, ka tre vjet qe mban peng Republiken. Si ka mundesi?! Kulmi u arrit me karagjozllekun e Gjykates Kushtetuese, qe u propogandua me aq zhurme dhe qe i shkon per shtat thenies "U mbars mali dhe polli nje mi!"?!...Sa keq!
PërgjigjuPresident leshi
Përgjigju