10 mësues të infektuar te 'Emin Draku', Drejtoria Arsimore: Mësimi vijon normalisht, mësuesit janë zëvendësuar dhe shkolla është dezinfektuar

19 Tetor 2020, 12:27| Përditesimi: 19 Tetor 2020, 12:37

  • Share

Në lidhje me infektimin e 10 mësuesve dhe 3 sanitareve në shkollën 'Emin Duraku'  ka reaguar dhe Drejtoria Arsimore duke thënë se mësimi në këtë shkollë vijon normalisht dhe se mësuesit e infektuar janë zëvendësuar. Drejtoria Arsimore thekson se janë marrë të gjitha masat për zhvillimin normal të mësimit dhe është bërë dezinfektimi i shkollës.

"Në lidhje me shkollën 9-vjeçare “Emin Duraku” në kryeqytet, dëshirojmë t’ju informojmë se mësimi në këtë shkollë po vijon normalisht. Për shkak se disa mësues kanë rezultuar me COVID-19 dhe disa të tjerë janë karantinuar, nga ana e DPAP dhe zyrës arsimore vendore Tiranë janë marrë masat e menjëhershme për zëvendësimin e tyre në mënyrë që mësimi të vijojë pa ndërprerje. Njëkohësisht, është shtuar edhe numri i psikologëve për të qenë sa më pranë nxënësve e mësuesve me shërbimin psiko-social. Ndërkohë, procesi i dezinfektimit në këtë shkollë është kryer 3 herë gjatë gjithë javës së shkuar, teksa dezinfektimi më i fundit është realizuar ditën e djeshme. Duam të sigurojmë prindërit e të gjithë opinionin publik se ne po punojmë intensivisht që jo vetëm në këtë shkollë por në të gjithë vendin, ambientet e shkollave tona të jenë të sigurta, me higjienizim të vazhdueshëm, me masa që respektohen e me nivel të lartë ndërgjegjësimi nga ana e nxënësve, mësuesve dhe gjithë stafit të shkollave", shkruan Drejtoria Arsimore


Lajmi kryesor:

13 të infektuar me COVID-19 në shkollën 'Emin Duraku', mes tyre 10 mësues dhe 3 sanitare


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?