Ne e dimë që të famshmit jetojnë një jetë magjepsëse të rrethuar nga veshje dhe jetë luksoze. Sidoqoftë, këto aktore dhe këngëtare treguan se ato janë njësoj si pjesa tjetër e nënave në botë pasi edhe ato kalojnë netë pa gjumë, momentet kur qajnë foshnjat apo të vjellat.
Bazuar në fotot e tyre, disa vipa nuk kanë patur frikë të tregonin realisht jetën e tyre.
Foto me barkun e fryrë akoma në spital, foto me foshnjën në krahë apo foto duke bërë stërvitje bashkë me peshën e vajzës mbi sup.
Sipas Bright Side, njihuni me yjet e showbizit që bëjnë një jetë normale kur vjen puna tek mëmësia.
Të pagrimuara, me flokët e shpupurisura, mbipeshë, aspak siç jemi mësuar t’i shohim kur dalin në evente të caktuara të kuruara në detaje.