Kreu i PD-së Lulzim Basha dhe Kryeministri Edi Rama

Politikë

‘100 dështimet e Ramës në 8 vite’, Basha: Shqipëria ka nivelin më të lartë të borxhit publik në rajon dhe ndër më të lartit në Evropë

29 Mars 2021, 09:20| Përditesimi: 29 Mars 2021, 09:25

  • Share

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka nisur ditën e sotme me një “Instastory”, përmes së cilit ka publikuar një ndër 100 dështimet sipas tij të qeverisë Rama.

Teksa na ndajnë 26 ditë nga zgjedhjet parlamentare më 25 prill, Basha në formën e një kuici ka ndërtuar një pyetje lidhur me vendin me nivelin më të lartë të borxhit publik në rajon.

Më pas duke i dhënë vetë përgjigjen pyetjes, shkruan se Shqipëria ka sot nivelin më të lartë të borxhit publik në rajon dhe ndër më të lartit në Evropë.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?