Roland dhe Rebeka Shuli përfunduan marshimin 100 kilometra në këmbë nga Kashari në Divjakë për të voglin e familjes me sëmundje të rëndë. Për Report Tv ata thonë se mblodhën më shumë se gjysmën e parave që u duhen për aparaturën që mban në jetë Mateon 14-vjeçar.
Kështu i gjejmë Rolandin dhe vajzën e tij Rebeka pasi kane ecur 100 kilomtra në këmbë, nga Kashari ku kanë shtëpinë drejt Divjakës.
Lodhjen që dukshëm i shfaqet në fytyrë nuk e ndjejnë në trup, përsakohë qëllimi i justifikon të gjitha. Marshuan për të sensibilizuar dhe për të mbledhur para për të voglin e shtëpisë së tyre, mateon 14-vjeçar që vuan nga sëmundja e rrallë e zemrës, Danon.
Për të mbërritur në destinacion iu deshën 4 ditë, dhe rrugës iu bashkuan miq e kolëve, siç janë disa pjesëtarë të Forcave të Armatosura, ku Roland Shuli punon.
“Rolandi si prind dhe si kolegu jonë i forcave të armatosura. Ne jemi në mbështetjes së kauzës që ai ka përpos sëmundjes dhe problemit që ka Mateo i vogël.”- tha kolegu i Rolandit.
“Është sakrificë e madhe për atë si prind, por dhe pë motrën e Mateos. Kam një mesazh për të gjithë qytetarët si në Shqipëri dhe në botë që t’i bashkohen kësaj nisme për të shpëtuar një fëmijë.” –tha një tjetër koleg.
Për defibrilatorin, aparaturën që e mban gjallë në pritje të ndërhyrjes në zemër në Bruksel, familja arriti të mbledhë më shumë se gjysmën e 26 mijë eurove.
“Ne filluam ditën e hënë më 11 prill. Gjatë rrugës që ne kemi bërë kemi parë familjarë që na kanë ftuar në shtëpinë e tyre, kemi kalu pak kohë me ta, por ne kemi arritur mbi 50% të vlerës që kërkohet për këtë gjë dhe shpresojmë dhe jemi besimplotë që deri në fund besoj do ta arrijmë atë shumën që kërkohet.” –tha Roland Shuli, babi i Mateos.
14-vjeçari Mateo do të futet në sallën e operacionit më datë 5 qershor në Bruksel.
Shtet rrumpalle.
Përgjigju