Sali Berisha i shkruante dje Policisë së Shtetit se “në 11 Shkurt, do të derdhen në sheshe dhe bulevardet e Tiranës 80 ose 100 mijë njerëz, ndaj merrni masa”. Tek e dëgjova, menjëherë mëndja më shkoi tek mitingu i madh në sheshin “Skenderbej” me rastin e ardhjes së ish-Sekretarit SHBA zotit Bejker, ku edhe asokohe nuk kishte kurrë 100 mijë në shesh.
Asnjëherë Partia Demokratike, nuk ka mbledhur në bulevarde dhe sheshe 100 mijë njerëz. Asnjëherë nuk ka arritur të frymëzojë 100 mijë njerëz me programin, platformat e saj qeverisëse, asnjëherë nuk ka arritur të ngrejë peshë zemrat e shqiptarëve. Edhe në 26 Marsin e 1992, pushtetin e fitoi nga mllefi dhe spontaniteti, apo nga dëshira e shqiptarëve “për të provuar ç’do të na sjellë kjo parti e re”. Dhe të gjithë e panë, shijuan dhe provuan ç’solli Partia Demokratike sapo mori pushtetin e parë.
Piramida, hakmarrje politike dhe personale, e mbushi administratën me militantë të pashkolluar, shkatërroi institucionet, strukturat ushtarake dhe policore, shërbimet sekrete, nisi zhvatjen e madhe të pronave dhe pasurive publike. Të gjithë ne, e dimë se si ka qeverisur Partia Demokratike e Sali Berishës, 1992-1997, apo dhe 2005-2013. Një qeverisje dhe pushtet klanor, familjar, me një drejtësi të politizuar, të kapur dhe korruptuar, me një grup njerëzish që drejtonin nga lart-poshtë duke zhvatur dhe punësuar gjithë fisin duke shpenzuar miliona nga paratë e shtetit. Kjo dhe më keq akoma, ka qenë ajo çfarë la pas Berisha, kur iku me mbi 1 milion vota nga pushteti në 2013.
Iku dhe deklaroi se “humba përballë Edi Ramës dhe votës së shqiptarëve, ika dhe nuk ka kthim pas”. Por sot ai u rikthye dhe kërkon sërish pushtetin, kërkon sërish (pa u ndëshkuar ende nga ligji) votat e shqiptarëve, harton dhe zbaton skenarë ogurzi për “protesta dhe revolucione”, u bën presione institucioneve ligjzbatuese, shtetit, kryeministrit, ministrave, Parlamentit, ndërkombëtarëve. Ky është kulmi, kjo është e padëgjuar në asnjë vend anëtar i NATO-s që aspiron të bëhet shumë shpejt anëtar i BE.
Ky njeri, edhe dje deklaroi se “do të mbledh në shesh 100 mijë vetë”, kur rekordin e ka patur me mbi 10 mijë apo ca më pak. Ne jemi të gjithë dëshmitarë se si, në bulevardin e Tiranës, veç mbështetësve të paktë që i kanë mbetur Berishës, apo dhe ish-drejtorëve që kanë vjedhur dhe zhvatur në kohën e tij, në shesh nuk ka patur të tjerë njerëz. Dhe megjithatë Berisha ngulmon, dhe e ka merak të mbledhë qoftë edhe njëherë të vetme në shesh 100 mijë vetë.
Ai nuk e pranon faktin se, vetëm Edi Rama e realizon atë dëshirë në mitingjet e tij, dhe kjo për arsyen e vetme sepse ka mbajtur dhe po i mban premtimet, dhe nuk abuzon me shifrat e mbështetësve të Partisë Socialiste. Doktor, 100 mijë nuk i ke patur, dhe nuk do ti kesh asnjëherë as anëtarë dhe as mbështetës të partisë tënde, përsa kohë në PD, seli, dhe zyrën tënde komandon vetëm ti, dhe të tjerët të binden si dele.
Turi ,Turi rri ke muri Po erdh Sala, valon druri...
PërgjigjuBerisha bashke ne ket temin …plotson shifren 100 mije.
PërgjigjuKeshtu tha edhe ariu .do behen dardhat subject .kur e pyeten perse ? Si u pergjigj.sepse me pelqejne mua.moralin gjejeni vete.
Përgjigju100 MIJ KY DO I MBLEDH ME SALI LUSHEN ,MYFTAR LUMNESHIN ,ME MAMURRSIN SE VIS MARTININ SE KA ME TI SPONSORIZONTE ,O SA-LE-H TE VRAFT ZOTI E MOS ARRITSH DERI NE 14 MAJ VDEKSH ISHALLA NJE OR E ME PAR O SHPIFS O JASHTËQITJE E SHQIPERIS RAC E PABES KU VRAT PRIFTIN, I BIRI NJE PUTANE NE VICIDOL ,PO SI KA MUNDESI NJE PRERJE JU SHPELLARET ,HAJDUT , IMIRAL, GËNJESHTAR U SHOFT RACA JOTE SALI PLEHRA U BEFG HI ,MIS NGEL NJERI ME ,CFAR KE BO TI NE TR KU SOLLE PLEHRAT E TU PABUKSAT E TU I LE NJERZIT GJYQEVE, VRAVE E PREVE , TE MARSHIN SA ME PAR VIKTIMAT QE KE BER ,ME SHPIRT E ME LUTJE I KE KETO MALLKIME O FUNDERRIN .
Përgjigju