Veliaj në kalanë e Tiranës

'100 vjet Kryeqytet', ekspozohen 12 vula të Tiranës dhe Statuti Themeltar i vitit 1925 (FOTO)

11 Shkurt 2020, 19:02| Përditesimi: 11 Shkurt 2020, 19:07

  • Share

Në festimet për 100 vjetorin e shpalljes së Tiranës Kryeqytet, është përfshirë dhe Arkivi Qëndror i Shtetit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj bashkë me Drejtorin e Arkivës, Ardit Bido kanë çelur këtë të martë në ambientet e Kalasë së Tiranës, ekspozitën “Tirana, 100 Vjet Kryeqytet” ku janë paraqitur dokumente origjinale dhe 12 vula fizike që ruhen në Arkivin Qendror Shtetëror.

Ekspozitë do të jetë e hapur gjatë dy ditëve, ku përvec 12 vulave fizike të administratës së Tiranës ndër vite janë të ekspozuara dhe dokumente origjinale, mes tyre aktet e para, njoftime për shpalljen e Tiranës Kryeqytet të përkohshëm të viteve 1920-1921 apo dhe Statutin Themeltar të Republikës së Shqipërisë të vitit 1925 ku Tirana është shpallur zyrtarisht Kryeqytet.

Gjithashtu pjesë e kësaj ekspozite janë dhe disa qarkore, vendime të marra nga administrata e Tiranës nga viti 1928-1997, ku shihen mjaft qartë vulat dhe evolucioni i tyre.

Të gërshetuara në këtë ekspozitë janë edhe imazhet e Tiranës, ngjarjeve historike të shkrepura në fotografi ndër vite, të prezantuara nga Shoqata e Koleksionistëve të Shqipërisë.

'100 vjet Kryeqytet' ekspozohen 12 vula të Tiranës
47/8
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po japin rezultat protestat e PD-së?