109-vjetori i krijimit të Policisë së Shtetit, Rama: Përulje para kujtimit të dëshmorëve të saj! Ministri i Brendshëm: Investojmë më shumë në teknologji!

13 Janar 2022, 10:31| Përditesimi: 13 Janar 2022, 14:41

  • Share

Sot shënohen 109 vite nga krijimi i Policisë së Shtetit. Në një ceremoni të zhvilluar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi tha gjatë fjalës së tij se sot, Policia e Shtetit ka standard të lartë profesionalizmi. Sipas Çuçit, kjo u tregua më së miri në protestën e dhunshme të Sali Berishës më 8 janar.

"Policia e Shteti ka nevojë për autonomi në kryerjen e detyrave të saj, siç ka tashmë çdo ditë më shumë. Policia ka krijuar standard të larët profesionalizmi dhe autonomie. Dëshmi është edhe menaxhimi i ngjarjes së fundit, ku Policia tregoi maturi. Një situatë ku ishte e vështirë të ndaje kufirin se ku mbaronte e drejta për të protestuar dhe detyrimin për të shmangur çdo pasojë kriminale ndaj personit apo pronës dhe policia dëshmoi nivel të lartë profesionalizmi", tha Çuçi.

Ai shtoi se do të ketë më shumë investime në teknologji dhe pajisje moderne dhe se janë rritur fondet për trajnimin financiar të efektivëve që punojnë larg vendbanimit.

"Ne kemi parashikuar investime në teknologji e pajisje moderne kemi 5-fishuar investimet në teknologji dhe kemi rritur fondet për trajtimin financiar për ata punonjës që punojnë larg familjes së tyre", shtoi ministri.

Një urim për Policinë e Shtetit në këtë ditë pati edhe kryeministri Edi Rama.

109 vjetori i Policisë së Shtetit është kremtuar edhe në drejtoritë rajonale në qarqet e vendit. Në Elbasan, të pranishëm në ceremoni ishin drejtori i Policisë Elbasan, kryetari bashkisë, Gledian Llatja si dhe familjarë të dëshmorëve. Mbas fjalës përshëndetëse, ata shkuan në varrezat e dëshmorëve ku vendosën lule.

Ceremonisë në Berat iu bashkuan  drejtues institucionesh vendore, drejtues strukturash të policisë si dhe familjarë të punonjësve të vrarë në krye të detyrës në vite. Drejtori i PVP Berat, Edmond Tarkaj, theksoi se Policia e Shtetit ka arritur standarde të larta profesionale në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Në Fier efektivët e policisë u mblodhën në mjediset e komisariatit, ku të pranishëm ishin edhe pushteti vendor e familjarë të policëve të rënë në krye të detyrës.

Krijimi i Policisë shqiptare lidhet me shpalljen e Pavarësisë dhe krijimin e shtetit shqiptar në1912. Me 4 dhjetor 1912 u krijua Ministria e Brendshme e cila përgjigjej për ruajtjen e rendit e te qetësisë publike.

Ora 11:16
109-vjetori i krijimit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano: Disa rrugë në vend do të pagëzohen me emrat e policëve të rënë në krye të detyrës

 

Në ceremoninë e 109-vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit, kryepolici Gledis Nano bëri me dije se disa rrugë në vend do të pagëzohen me emrat e policëve të rënë në krye të detyrës.

"Pas kësaj ceremonie, jo vetëm në Tiranë, por në disa qarqe të vendit, disa rrugë që nga sot e tutje, me iniciativë të Policisë së Shtetit dhe mbështetje të pushtetit vendor, do të pagëzohen me emrat e policëve të rënë, dhe kjo na jep një tjetër ndjesi e   motivim.  Jo vetëm do të njohim e të kuptojmë përjetësinë e këtyre emrave, por me gjasë do të na duhet të shohim se ata më tepër se kushdo tjetër, do të vijojnë në një tjetër formë, misionin e tyre në komunikimin e përditshëm me qytetarët, duke qëndruar si etalone të kujtesës, në mbrojtje dhe edukimin e tyre me vlerat me të larta morale, qytetare e patriotike", tha Nano.

Ora 09:10
109-vjetori i krijimit të policisë së shtetit, Rama: Përulje para kujtimit të dëshmorëve të saj si edhe respekt për të gjithë kontribuesit

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin me urimin e tij për 109-vjetorin e krijimit të Policisë së Shtetit.

“Mirëmëngjesi  dhe me përulje para kujtimit të dëshmorëve të saj si edhe respekt për të gjithë kontribuuesit e saj, në këtë ditëlindje të Policisë së Shtetit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri në rrjetin social Facebook.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Doni: 13/01/2022 13:02

    Zoti drejtor si dhe ministri i brendshem ktheheni policin atje ku i takon dhe ku e ka vendin se e ke shume te koruptu dhe te kriminalizu vetem kete beje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?