10 vjetori i ndarjes nga jeta të poetit dhe studiuesit Koci Petriti, është përkujtuar në një aktivitet të organizuar në bibliotekën publike “Thimi Mitko’ të qytetit të korcës. Në prani të familjarëve, miqve dhe shkrimtarëve të ndryshëm, u risollën pasazhe me poezi të Koci Petritit, vlerësuar nga kritika për thjeshtësinë dhe bukurinë e vargut.
Sipas organizatorit Erget Cenolli shumë dorëshkrime dhe fletore të vjetra me poezi të pabotuara u mblodhën në ditët e fundit të jetës së tij në vëllimin “Quaderni”, botuar pas vdekjes.
I biri, Ergys Petriti ka ecur në gjurmët e atë atit, nga i cili ka trashëguar dashurinë për poezinë. Ai e kujton të atin mes vargjesh dhe dashurinë që kishte ai për vendlindjen e tij, Korçën
Koçi Petriti lindi në vitin 1941 në Sovjan të Korçës dhe vdiq pas një sëmundje të rëndë 10 vjet më parë. Vëllimi i tij i parë “Lirikat e Majit”, u pasua dhe me një sërë veprash letrare. Koci Petriti është cilësuar nga kritika si një nga poetët e spikatur të periudhës së pasluftës; pagëzuar si poet i intimes, njihet si mjeshtri i lirikave dhe i baladave. Krahas poezisë, ka dhënë kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e gjuhës shqipe, por edhe në studimin e komentit letrar.
Për të mirë kujtohet, por më shumë për Firma e popullit tim, poemë. Mos ja hiqni poemat e socializmit, vlerat e tyre janë të pavdekshme.
Përgjigju