Lulzim Basha dhe Sali Berisha

Opinion

11 (dhe jo 18) Dhjetori, shansi i fundit për Partinë Demokratike

22 Nëntor 2021, 12:59| Përditesimi: 22 Nëntor 2021, 13:00

  • Share

Dita e 11 (dhe jo e 18 Dhjetorit) mbetet shansi i fundit për ribashkimin, ristrukturimin, dhe rikonfirmimin e Partisë Demokratike, si një forcë politike e përgjegjshme.Ndoshta mund të ishte edhe 18 Dhjetori, por mënyra se si u menaxhua situata postvendimore për Sali Berishën, po e katandis atë forcë politike në një grupim të përçarë. Demokratët e dinë, se një parti e përçarë, kurrë nuk e ka shansin të vijë në pushtet.

Fushata më e fundit, e shoqëruar me akuza, kundërakuza, etiketime dhe forma të tjera presioni, duhet ti krijojë mundësinë demokratëve, të dalin mbi gjithçka ka ndodhur, për të bërë më të mirën për vehten e tyre. Sali Berisha gjithsesi, duhet të tregojë maturi dhe vetëpërmbajtje, pasi situata e krijuar në Partinë Demokratike, nuk mund të agravohet, duke thelluar ndasitë.

Ajo parti duhet të ringrihet jo mbi mllefe dhe inate, por mbi një platoformë të mirëmenduar, ku të transmetohen vlera dhe virtyte, larg ndjesive dhe trashëgimisë së të shkuarës. Edhe pse Sali Berisha e bëri “hapin” e tij, vajti qytet më qytet dhe sqaroi “foltoren”, sërish nuk mjafton, pasi ai duhet të krijojë mes demokratëve një klimë besimi, optimizmi, dhe jo të dalin nga 11 Dhjetori më të përçarë se kurrë.Dita e 11 Dhjetorit, duhet të jetë për demokratët, dita e kapërcimit të mërive,dita e nisjes së transformimit rrënjësor të partisë tyre, madje duke qenë pjesë debatuese e shumicës së “foltores” edhe kryesia dhe sekretariati i Lulzim Bashës. Dita e 11 Dhjetorit dhe simbolika e saj, duhet të shërbejë për qartësuar vijueshmërinë politike të asaj partie, duke përcaktuar jo me fjalë por me vepra, aleancat e pazëvëndësueshme me vendet perëndimore, kryesisht me SHBA-në.

Duke ndrequr “gjuhën” dhe duke treguar seriozitetin e duhur, dita e 11 Dhjetorit, ka gjithë mundësinë ti tregojë gjithë demokratëve (dhe jo vetëm berishistëve) se kjo partia ka vend për të gjithë, se ajo partia ka nevojë urgjente për ringritjen e saj nga themelet,dhe jo për ndarje dhe përçarje me bazë interesash.Koha e gjatë në opozitë, mungesa e transparencës, dhe situata e krijuar pas 9 Shtatorit, e kanë katandisur atë parti në “arenë” betejash mes dy grupimeve.

Mungesa e tolerancës dhe kurajos, thjesht do ta thellonte ndarjen e madhe. Dikush duhet ta bëjë “hapin” i pari, për të treguar se e ka seriozisht misionin e tij.Një gjë e tillë nga Sali Berisha, do ti rriste atij “aksionet” në opinionin e përgjithshëm të anëtarësisë (qofshin edhe përkrahës të Bashës), ndërsa një refuzim i këtij të fundit, do ta fundoste atë përfundimisht, duke e identifikuar si e keqja më e madhe e asaj partie.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?