Në thirrjet e 11 dhjetorit nuk mungojnë mitet false, për të ngacmuar nostalgjinë e militantëve, por edhe për të justifikuar thirrjen e tyre! Njëri nga këto mite false, në formën e premtimit, është edhe rithemelimi i PD e bashkë me të edhe pluralizmi!
Për të qenë i besuar, ky mit fals, duhet të analizojmë rrethanat se kur ngrihet ky argument, personazhet që e ngrenë dhe motivi pse ngrihet? Atëherë, thirrja për rimethelimin e PD bëhet nga, ai, person që e ka dominuar në 30 vite me të njëjtën filozofi, ku ekzistonte në qendër lideri absolut e të tjerët ishin krejt të parëndësishëm, vetëm numra dhe të zëvendësueshëm! Të rimethelosh, do të thotë të bësh diçka që ka qenë më parë, por që sot nuk është më! Atëherë, PD, sot, është e pranishme me të gjitha forumet dhe me grup parlamentar, ashtu siç mund të jetë një parti opozitare! Ata që, sot, kërkojnë mbi bazën e mitit fals rithemelimin e PD, janë pikërisht ata që ekzistencën e saj e kanë pohuar e pranuar tre herë vetëm në 2021.
1. Duke pranuar e njohur të zgjedhur, si kryetar Bashën, me "një anëtar e një votë"
2. Duke pranuar të jenë kandidat dhe të marrin pjesë në zgjedhje.
3. Duke marr pjesë në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, si dhe duke votuar si votues në zgjedhjet e anëtarëve të kryesisë.
Pra, si mundet këta, më 11 dhjetor, të bëjnë thirrje për rimethelimin të PD, kur atë e kanë njohur e pranuar kështu siç është e madje e kanë legjitimuar atë bashkë me kryetarin Basha!
Thirrja për një rithemelim duhet të shoqërohet mbi të gjitha me nismëtarë të rinj, që nuk janë pjesë e të kaluarës! Si mund ta rithemelojnë PD, pikërisht ata, që kanë 30 vjet që e kanë dominuar me modelin e liderit suprem?
Kush mund të besohet me shumë si datë rithemelimi 11 apo 18?
Të parën e kanë ata që e kanë dominuar dhe personalizuar PD dhe tashmë kërkojnë të fshijnë të kaluarën e tyre, të vendosin një maskë të re në fytyrë, dhe të na prezantohen si model i ri!
Të dytën e ka Basha dhe PD zyrtare e dalë nga procese legjitime forumesh. Basha ka shumë më shumë arsye për të rimetheluar PD!
E dini pse?
Së pari, ka fituar pavarësinë e lidershipit!
Së dyti, ka përjashtuar dualizmin!
Së treti, ka fituar karizmën dhe kjo i jep atij të gjitha mundësitë dhe hapësirat që, më në fund, të jetë i lirë për krijuar atë model të Partisë Demokratike që, ndosht, ka pasur në mendje, por në pamundësi për ta realizuar!
Ata që bëjnë thirrje për rithemelim, zakonisht, duhet të kenë edhe një model propozimesh dhe një proces që rrit mundësinë, apo besueshmërinë, për ta bërë të mundur! Kush është modeli, që ata duan të ofrojnë me thirrjen e mitit fals, për rithemelim?
Së pari, e gjithë "Foltorja", fillim e mbarim, është një proces atipik demokratik, personifikues, personalizues dhe aspak kolegjial, sepse, për çdo rast, kemi vetëm një lider që flet, ndonjë qytetar që bën ndërhyrje me pyetje dhe që të gjithë të tjerët që dëgjojnë me bindje e nënshtrim të plotë! "Foltorja" do të ishte e besueshme për rithemelim, apo demokraci të brendshme, nëse do të kishim një grup nismëtarësh, me shumë se një kandidat, për ta rimarr PD dhe po ashtu nëse vetë foltoret do të ishin organizuar dhe realizuar në formën kolegjiale!
Formati aktual i foltoreve nuk premton rithemelim të PD, por rimarrjen e PD nga ai që e ka dominuar në 30 vite! Pra, me shumë se rithemelim është padyshim rimarrje e PD, ose, më sakt, nevojë e tentativë për ta rimarrur!
Së dyti, cilën model duan të risjellin? Modelin e qeverisjes së PD me të Majtën? Modelin e PD, duke qeverisur me aleate që nuk gëzojnë as votat e familjarëve të tyre, por me votat e demokratëve u pasuruan e punësuan gjithë farefisin?
11 dhjetori është tentiva për rimarrje të PD dhe vendosjen e saj në shërbim të asaj pakice, që ka 30 vjet që gëzon pushtet, detyra e angazhime të rëndësishme e privilegje!