Teksa 57 mandate deputetësh janë lënë vakantë nga PD dhe LSI, dalin emrat e kandidatëve që pritet të zënë vendin e tyre në Kuvend. Deri më tani Report Tv ka mësuar emrat e 11 kandidatëve nga PD e LSI që nuk kanë firmosur formularin për të hequr dorë nga mandate, duke iu bashkangjitur kështu edhe 4 deputetëve opozitar që nuk iu bindën urdhrit të liderëve të partisë për të bojkotuar Kuvendin me djegie mandatesh.
Ndër kandidatët që nuk kanë firmosur dorëheqjen nga Partia Demokratike janë Lefter Maliqi kandidat në qarkun e Beratit, Ligoraq Karamelo kandidat në Korçë, Erjon Piciri dhe Selami Jenisheri të dy kandidatë në Tiranë.
E njëjta panoramë paraqitet edhe tek Lëvizja Socialiste për Integrim. Nga kandidatët në pritje për të marrë mandatin nuk janë tërhequr Enver Roshi në qarkun e Elbasanit, Flamur Gjuzi dhe Edlira Hyseni në Durrës, Klajdi Qama në Berat si dhe Ylli Shehu, Bora Panajoti e Ralf Gjoni në Tiranë. Ky i fundit ka bërë edhe dy postime në Facebook duke lënë të nënkuptojë se nuk do të refuzojë mandatin. Në postimin e fundit Ralf Gjoni publikon edhe një foto me raportuesin për Shqipërinë, Knut Flackenstain, i cili ishte mjaft kritik me opozitën, në veçanti LSI-në. Këta kandidatë nëse do të vijojnë me të njëjtin qëndrim duke pranuar mandatet do t’i bashkohen katër deputetëve aktual, që nuk pranuan të dorëzojnë mandatin.
Nën siglën e PD-së nuk kanë dhënë dorëheqjen deputetët Rudina Hajdari, Muslim Murrizi dhe Nard Ndoka që doli po nga këto lista.
Ndërsa nga LSI nuk pranoi të djegë mandatin deputeti i Durrësit Lefter Koka. Nëse kandidatët e sipërpërmendur do të vazhdojnë të mos i binden urdhrit të kryetarit të PD-së Lulzim Basha dhe kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi, numri i deputetëve opozitarë në Parlament, nga përllogaritjet e deritanishme shkon në 15, nga 57 vende vakante të lëna nga opozita. Nesër dy partitë opozitare do të dorëzojnë në KQZ, formularët e kandidatëve që heqin dorë nga mandate, një praktik e cila pritet të refuzohet nga KQZ.
Kandidatët e PD që nuk janë tërhequr
Lefter Maliqi
Ligoraq Karamelo
Erjon Piciri
Selami Jenisheri
Kandidatë e LSI që nuk janë tërhequr
Ralf Gjoni – Tiranë
Ylli Shehu – Tiranë
Enver Roshi – Elbasan
Flamur Gjuzi -Durrës
Edliraa Hyseni – Durrës
Bora Panajoti-Tiranë
Klajdi Qama- Berat
Deputetët që nuk janë tërhequr
PD
Rudina Hajdari
Muslim Murrizi
Nard Ndoka
LSI
Lefter Koka
Per mu nuk eshte e rendesishme vazhdon apo jo punen ky Parlament. Personat qe nuk dorezojn mandatet nuk jan me pjese e ketyre partive dhe pazaret kane treguar qe do jene ne Parlamentin e ardhshem ne listat fituese te PS. Por un kam vetem nje pyetje per shqiptaret:JENI ME TE PASUR APO ME TE VARFER SE PARA 5-6 VITEVE???? Sot Flenkenshtain tha tekstualish :Vjedhje vote ka pasur por qe nuk ndikuan ne rezultat. Prandaj Parlamenti eshte LEGJITIM. Pra me kete shprehje pranon qe vjedhja e votes eshte legjitime.
Përgjigju'Vjedhja' e votave (nga të Gjitha palët) nuk ndikoi në rezultatin e zgjedhjeve... Prandaj po armamenti është LEGJITIM.
O miku, basha i vodhi votat ne tv me u bo kry.ar bashkie! Ik ha qofte ha qofte mos u merr me politike.
Shoku kur te permendesh Ylli SHEHU shko laje gojen nje here dhe merre nje brisk se duhet te kete nevoje se po vjen Vere dhe behet pak vape. Flm.LORANIIIII
PërgjigjuYlli Shehu esht ai delenxhiu qe kendonte ke BBF
PërgjigjuKur permend YLLI SHEHU kujdes nje here se do hash ndonje
Bejine sherbimin me te denje vendit tuaj,pranoni mandatet e i tregoni vendin kerrmave Sali Berisha,Monika Kryemadhi,Ilir Meta e Lulzim Basha qe jane turpi i politikes sone.
PërgjigjuMerrni mandatin te fitoni se iliri ka flori Ose merrini florite ilirit dhe eurot Bashes
Përgjigju