Sport

11 skuadra sigurojnë kualifikimin për në 1/8 e Euro 2020! Çekia, Anglia, Suedia e Franca në turin tjetër pa zbritur në fushë

22 Qershor 2021, 09:48| Përditesimi: 22 Qershor 2021, 11:35

  • Share

Me mbylljen e llogarive në grupet A,B dhe C tashmë fazën finale atë të 1/8 të Euro 2020 e kanë siguruar 11 skuadra dhe pritet të presin biletën sot dhe nesër edhe vetëm 5 ekipe të tjera. Italia, Belgjika dhe Holanda janë tre skuadrat e kualifikuara si fituese të grupeve respektive madje me pikë të plota. Uellsi, Danimarka dhe Austria janë kualifikuar në fazën me eliminim direkt si vendet e dyta të grupeve A,B dhe C ndërsa Zvicra e ka siguruar kalimin më tej si një nga vendet e treta më të mira. Por më tej kanë avancuar edhe pse pa zbritur në fushë por në varësi të rezultateve të djeshme edhe Çekia, Anglia, Suedia e Franca. Këto skuadra i kanë nga katër pikë pas dy ndeshjeve të para që do të thotë kanë grumbulluar më shumë pikë se Finlanda dhe Ukraina që janë me nga tre pikë dhe si vende të treta presin edhe ndeshjet e tjera pra minimumi këto katër ekipe avancojnë edhe si vende të treta të mira. Sonte mbyll llogaritë dhe grupi D me sfidën Çeki-Angli që do të përcaktojë  vendin e parë në grup ndërsa dueli tjetër është Kroaci-Skoci.

Po ashtu janë përcaktuar edhe dy çiftet e para të fazës së 1/8. Të shtunën në orën 18:00 Uellsi do të përballet me Danimarkën ndërsa në orën 21:00 në Italia luan ndaj Austrisë në Londër. Holanda, Belgjika por edhe Zvicra janë në pritje të kundërshtarëve.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?