TIRANË- Orkestruesi i bandës frymore italiane thotë për Report Tv se Shqipëria është një vend mik dhe pjesëmarrja në këtë eveniment të rëndësishëm, është tregues i kësaj miqësie të çmuar.
“Fillimisht jemi krenar që përfaqësojmë Italinë për këtë aktivitet. NA duket një vend i rritur dhe I zhvilluar më shumë nga viti në vit. Jemi surprizuar nga kjo qendër kaq e bukur, historike dhe me kaq shumë njerëz. I bëjë urimet më të mira Shqipërisë, pasi e meriton dhe në kontekstin e historisë që ka mbi kurriz. VIVA L’Albania”, tha ai.
Në sheshin afër Xhamisë së “Et’hem Beut”, ndaluan për të soditur muzikën italiane dhjetëra qytetarë vendas e të huaj.
“Duhet ta shohim pozitivisht. Shqipëria do të bëhet. Duam një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë. Çdo kush nga duhet të japi kontributin e tij për këtë”.
“Shqipëria është shumë e bukur. Është e mrekullueshme. Unë kam ardhur edhe më herë dhe Shqipëria është bërë edhe më e bukur. Fakti që banda frymore luan muzikë për 110 vjetorin e pavarësisë është një gjetje e bukur”.
“Ushqimi, njerëzit janë fantastik. Ishim në Vlorë, Korçë. Do i themi dhe miqve tanë ta vizitojnë këtë vend”, shprehen të pranishmit në festë.
Mes atyre që patën mundësi të shijon atmosferën festive ishte edhe kjo vajzë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila nuk vjen për herë të parë në Tiranë.
“Kam qenë disa muaj më parë në Shqipëri dhe tani jam këtu me Kishën dhe e dua shumë Shqipërinë. I Love It. Kam vizituar, Vlorën, Tiranën, Korçën, Pogradecin. Shumë të bukura. Lidhja ime me Shqipërinë e madhe tanimë”, thotë një tjetër.
Për të kremtuar 110-vjetorin e forcave të Armatosura, në kryeqytet performuan muzikë tradicionale edhe bandit frymore e Britanisë, Greqisë dhe ajoi e Kosovës. Ndërkohë koncerti i madh për 110 vjetorin e krijimit të FA, do të zhvillohet te pallati i Kongreseve më 4 dhjetor.