“Mollë e ndalueme” është ekspozita historike që u çel në kujtim të 110-vjetorit të lindjes së kolosit të letrave Shqipe, Millosh Gjergj Nikolla në Muzeun Historik në Shkodër.
Në kuadër të ditëve të Pavarësisë në qendër të ekspozitës ishin veprat artitstike të poetit, objekte artefakte dhe grafika të fondit arkivor të Muzeut të Shkodrës.
Drejtoresha e Muzeut Historik, Amila Gjyrezi shprehet se po sjellim diçka të re, kjo edhe për të dhënë idenë e njohjes së poetit të madh.
"Sjellim diçka të re, këtë vit pasi ishte dhe 110 vjetori i lindjes së Migjenit, një poet shumë i rëndësishëm dhe pjesë e rëndësishme e fondit arkivit të Muzeut Historik Shkodër, me objekte, me libra dhe me grafika, kjo edhe për të dhënë idenë e njohjes së poetit të madh" -shprehet Gjyrezi.
Kuratori i ekzpozitës, Emanuela Palushaj shprehet se se këtë herë e kanë sjellë Migjenin në një formë ndryshe, përtej leximit.
“Këtë herë ne sollëm Migjenin në një formë ndryshe, pasi ne jemi mësuar vetëm ta lexojmë. Ne zgjodhëm që kësaj here të sjellim një Migjen viziv, që ta shikojmë më shumë për të”-thotë Palushaj.
Për Kryetaren e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi organizime të tilla janë një mundësi e mirë për t’u njohur me kulturën e penës dhe trashëgimisë historike.
"Me këtë mënyrë ekspozitash ne përpiqemi të sjellim pjesë nga historia e Kombit tonë, sjellim aspekte të kulturës, të sjelljes. Në këtë vit ne sjellim Migjenin, një një përvjetor të rëndësishëm të Migjenit, për atë që ai përfaqson për Shkodrën dhe atë që ka lënë gjurmë në Shkodër”-tha Ademi.
Ekspozita “Mollë e ndalueme” do të qëndrojë e hapur në Muzeun Historik të Shkodrës deri në fund të dhjetorit për të gjithë vizitorët e interesuar.