Foto ilustruese

Kronikë

110,000 mjete më shumë në rrugë, DPSHTRR: Aksidentet rrugore me pasoja fatale kanë rënë ndjeshëm në 22 muajt e fundit

20 Nëntor 2021, 14:53| Përditesimi: 20 Nëntor 2021, 14:57

  • Share

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, njofton se numri i viktimave në aksidente rrugore me pasoja fatale ka rënë ndjeshëm në 22 muajt e fundit, edhe pse kemi 110,000 mjete më shumë në këtë periudhë.

Sakaq, DPSHTRR njofton se në këto 22 muaj 120,000 persona kanë marrë leje drejtimi për herë të parë, dhe kemi ulje të numrit të aksidenteve rrugore me pasoja dhe ulje të fataliteteve.

Shifra mjaft pozitive tregojnë ulje të aksidenteve me pasoja nga drejtuesat e mjetit të moshës deri 24 vjeç dhe shumë më pak aksidente nga drejtues mjeti të moshave 25 deri 34 vjeç.

"10-mujori 2021 dhe krahasimi me po atë periudhë të 2018, 2019-ës (viti 2020 ka qenë me qarkullim të kufizuar nga masat anti-Covid19) për aksidentet rrugore me pasoja, fatalitetet, moshat e përfshira, kategoritë e përdoruesve të rrugës dhe disa nga shkaktarët kryesorë. Kemi ulje të ndjeshme të aksidenteve nga moshat e reja, ulje edhe nga moshat 35 deri 60 vjeç! Rritja e vetëdijes, kujdesi i shtuar nga të sapopatentuarit, mjete më të sigurta nga një kontroll teknik më cilësor, edukimi më profesional nga Autoshkollat dhe testimet më të përgjegjshme nga Komisionet e DPSHTRR, kanë dhënë rezultat!

Ndikim ka pasur edhe puna më e mirë e Policisë Rrugore me masat e kontrollet e shtuara ndaj kundravajtësve.

Statistikat sinjalizojnë rritje fatalitetesh nga pakujdesia e këmbësorëve në kalimin e karexhatave, tregues që kërkon punë me ndërgjegjësimin, infrastrukturën e sinjalistikën rrugore, edukimin dhe kujdesin me këtë kategori vulnerabël!"-njofton DPSHTRR.

Komento

Komente

  • Goni: 20/11/2021 21:01

    Aksidentet e ndodhura kane ardhur si pasoje e paaftesise tuaj duke dhene patenta kursanteve te pa afte per te drejtuar automjetin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?