112 vjetori i lindjes së humanistes shqiptare nënë Terezës, Meta: Të ndjekim dhe të veprojmë çdo ditë sipas shembullit të saj

26 Gusht 2022, 10:43| Përditesimi: 26 Gusht 2022, 15:03

  • Share

1661503459_300933716622012249294014805341050982798649n.jpg

Kreu i PL-së, Ilir Meta ka kujtuar në kuadër të 112 vjetorit të lindjes së shenjtores Nënë Tereza se ajo çfarë duhet të bëjmë është të ndjekim shembullin e saj.

“Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por secili nga ne mund të bëjë gjëra të vogla me dashuri të madhe”.

Sot, në ditën e lindjes së Shenjtores shqiptare dhe të gjithë njerëzimit, Nënë Tereza, simbolit më frymëzues të humanizmit, solidaritetit dhe misionit të pareshtur të përkujdesjes ndaj kujtdo që ka nevojë, nderimi më i madh që mund t’i bëjmë është të ndjekim dhe të veprojmë çdo ditë sipas shembullit të veprës së saj.

Ashtu siç na porosit: “Dashuria s’mund të mbetet vetëm. Dashuria duhet të vendoset në veprim dhe ky veprim është shërbimi".- shkruan Meta. 


Lajmi kryesor:

Ditë e shënuar për botën! Sot 112 vjetori i lindjes së humanistes shqiptare Nënë Tereza


G.MO/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?