112-vjetori i lindjes së shenjtores e misionares Nënë Tereza! Qytetarët: Ndjenja e humanizmi sot po zhduket dita-ditës

26 Gusht 2022, 20:12| Përditesimi: 26 Gusht 2022, 20:21

  • Share

Sot shënohet 112 vjetori i lindjes së shenjtores Nënë Tereza. Dhe pse jo më mes nesh fizikisht, sot qytetarët e kujtojnë misionin e humanistes së gjithë botës për bamirësinë me të varfrit, të sëmurët e të pamundurit gjatë gjithë jetës së saj.

“E keqja harrohet, e mira nuk harrohet. Ajo i ka bërë mirë gjithë Shqipërisë. Atë e ka respektuar e gjithë bota.”- u shpreh një qytetar.

“Ajo për kombin tonë vjen pas Skëndërbeut, Skëndërbeu qe për luftën ndërsa Shën Tereza arriti për të bërë mirësi.”- tha një tjetër.

Po sot a ka pushtetarë që së paku të ndjekin gjurmët e Shën Terezës?

“Pse nuk del një deputet me  ndihmuar një të sëmurë që është fukara, është me ditë të numëruara, pse nuk del një deputet ose disa që ta ndihmojnë atë të varfrin të dal nga ajo guackë e vdekjes?! Nuk e ka bërë askush , një më thuaj. Asnjë, këto janë gjakpirërsa. Këto ka për t’i vrarë e  drejta e shqiptarëve.”- tha i indinjuar një qytetar.

”Taksat e shqiptarëve ata i kanë vendosur pasuri marramendëse dhe atë e kanë shpërndarë për farefis dhe shoqëri.”- u shpreh një qytetar.

“Politikanët janë për vete të vetë , të gjithë hajdut janë.”- tha një qytetar.

“Absolitisht, politika po shkatërron botën.”- tha qytetari.

“Këtu janë të gjithë të pasur, me pasurinë e mbitokës e nëntokës, edhe pronat e popullit dhe populli ka ngelur me 100 mijë lekë pension.”- tregoi një qytetar.

Për Report Tv qytetarët thonë se solidariteti dhe shtrirja e dorës mes njëri –tjetrit po zhduket.

“La një komb njerëz që luftojnë për vete dhe s’pyesin për fukaranë.”- u shpreh një qytetar.

“Të rrallë janë ata që kanë ndihmuar një fukara dhe një të sëmurë.”- tha një qytetar.

“S’kanë humanizëm, duan vetëm të vjedhin.”- u shpreh një qytetar.

Me 5 shtator 1997 bota mësoi se Nënë Tereza vdiq në moshën 87 vjeçare duke lënë pas dashurinë mes njerëzve dhe shembulli e bashkëjetesës mes nesh.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?