116 efektivë të rinj janë betuar sot në Bunavi duke iu shtuar Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Sipas mnistres Xhaçka ripërtëritja trupave është një cikël i zakonshëm në FA, por efektivët e rinj i përgëzoi për vullnetin dhe sakrificën në këto pandemia.
"116 vajza dhe djem u betuan në Bunavi si ushtarët më të rinj të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Ripërtëritja e trupave është një cikël i zakonshëm në FA, por kësaj radhe dua t’i përgëzoj posaçërisht ushtarët e rinj për vullnetin dhe sakrificën e jashtëzakonshme në këto kohë pandemie.
Stërvitja në Shkollën e Trupës nuk ishte aspak si herët e tjera dhe për këtë përgëzoj edhe instruktorët të cilëve iu desh të përshtateshin me kufizimet e COVID-19,"-shprehet Xhaçka.