Foto ilustruese

11-mujori 2018, të ardhurat rriten 17 miliardë lekë krahasuar me një vit më parë

26 Dhjetor 2018, 18:05| Përditesimi: 26 Dhjetor 2018, 18:13

  • Share

Të ardhurat totale për periudhën Janar-Nëntor 2018, u realizuan në vlerën 407.4 miliardë lekë, me rritje 4.3% ose 17 miliardë lekë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar dhe realizim kundrejt planit të periudhës në masën 97%, njoftoi ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Të ardhurat nga “Akciza” janë realizuar në vlerën 40.8 miliardë lekë, me realizim kundrejt planit të periudhës në masën 91.5%. Ndikim ka pasur “Karburanti” (import+prodhim vendas), që rezultoi rreth 542,280 ton, me një rritje prej 29,014 ton ose +6% krahasuar me 11-mujorin e vitit 2017. Gjithashtu performancë pozitive si rezultat i rritjes së sasisë kanë shënuar: importi dhe prodhimi i “birrës” +0.5%; importi i “duhanit” +14%; import i “kafes” +7%; importi i “vajit lubrifikant” +10%. Deklarimi i prodhimit vendas të duhanit është rritur nga 11 ton në 20 ton të deklaruara në periudhën Janar-Nëntor 2018.

Të ardhurat nga “T.V.SH-ja” në total, janë realizuar në vlerën 130.8 miliardë lekë, me rritje 3.9% ose 4.9 miliardë lekë më shumë se 11-mujori i vitit 2017 dhe me realizim në masën 98% të planit. Kurse të ardhurat nga “Tatimi mbi Fitimin” janë realizuar në vlerën 30.2 miliardë lekë, me rritje 9.2% ose 2.5 miliardë lekë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar dhe realizim në masën 100.3% të planit.

Të ardhurat nga “Tatimi mbi të Ardhurat Personale” janë realizuar në vlerën 33.7 miliardë lekë, me rritje 14.2% ose 4.2 miliardë lekë më shumë se 11-mujori i vitit 2017 dhe +0.7% ose 217 milionë lekë më shumë krahasuar me planin. Krahasuar me 11-mujorin e vitit të kaluar, të ardhurat nga të punësuarit e sektorit publik dhe sektorit privat, janë rritur ndjeshëm, kjo si rezultat i rritjes së numrit të kontribuesve aktiv krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Gjithashtu edhe të ardhurat nga dividendi kanë shënuar rritje, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Shpenzimet e përgjithshme publike, për muajin e njëmbëdhjetë të vitit 2018, arritën në 408.7 miliardë lekë, me një realizim në masën 93.5 përqind të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017 ky zë ka rezultuar 1.9 përqind më i lartë ose rreth 7.7 miliardë lekë më shumë.

Investimet paraqesin një realizim në masën rreth 57.5 miliardë lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017, ky zë është 12 për qind më i lartë ose rreth 6.15 miliard lekë më shumë, njofton ministria.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?