Gjykata Kushtetuese

12 arsyet pse nuk po funksionon Gjykata Kushtetuese, nga mungesa e certifikatave të sigurisë për anëtarët e KED tek Avokatja e Popullit 

2 Nëntor 2020, 19:59| Përditesimi: 2 Nëntor 2020, 20:02

  • Share

Kryetarja e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, njëherësh edhe Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, ka renditur 12 shkaqe, të cilat kanë bllokuar funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, një nga kushtet për avancimin e Shqipërisë në rrugën e integrimit Evropian. Gjykata Kushtetuese ka sot 4 anëtarë, nga 9 që duhet të kishte. Që gjykata të marrë vendime, duke të ketë të paktën 5 anëtarë.

Edhe pse Presidenca shpalli vakancën pas dorëheqjes së Besnik Imeraj që në 7 shkurt 2018, ndërsa Kuvendi shpalli vakancën pas shkarkimit të Fatos Lulos që në 28 gusht 2018, dy vendet vakante ende nuk janë plotësuar me anëtarë të rinj. Institucioni përgjegjës për verifikimin, vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve për anëtar të Kushtetueses është Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Në mbledhjen e KED ttë datës 5 tetor 2020, Vitore Tusha ka pohuar se faktorët që kanë ndikuar në shtyrjen në kohë të plotësimit të vakancave janë pandemia covid-19, e cila solli pezullimin e punës në shumë institucione si dhe numri i madh i institucioneve publike dhe private që marrin pjesë në procesin e verifikimit të kandidatëve. Kanë penguar procesin edhe vonesat në procedurën e pajisjes së anëtarëve të KED-së 2020 me certifikata sigurie, për t’u njohur me informacione sekrete rreth kandidatëve.

Si faktor që ka vonuar procesin, Vitore Tusha ka theksuar edhe një propozim të Avoikates së Popullit, Erinda Ballanca, për thellimin e hetimit të kandidatëve në lidhje me kriterin e mospërfshirjes në veprimtari politike. KED ka pranuar këtë propozim dhe u ka kërkuar informacion 53 partive politike. Përfundimi i mandatit të KED-së 2019, numri i reduktuar i personelit administrativ dhe ndryshimi i akteve të KED-së sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias, janë disa shkaqe të tjera që kanë bllokuar funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, sipas zonjës Tusha.

KED ka kualifikuar tre kandidatë për dy vende vakante, por dy kandidatë të skulifikuar kanë bërë padi në gjykatë, duke bllokuar procesin. Ambasadorja Amerikane Yuri Kim ka kërkuar që Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale brenda këtij viti.

12 arsyet pse nuk po funksionon Gjykata Kushtetuese

1.         Procedurat ligjore dhe afatet që duhen ndjekur për të siguruar një hetim të thelluar të kandidatëve, jo vetëm përfshijnë në këtë proces shumë institucione, agjenci ligjzbatuese, subjekte publike dhe private, por kërkojnë një kohë relativisht të gjatë për administrimin, përpunimin dhe vlerësimin e të dhënave;

2.         Përfundimi i mandatit të KED-së 2019, pa përfunduar verifikimi i kandidaturave për 3 vakancat dhe konstituimi i KED-së 2020, e cila me fillimin e veprimtarisë së saj kreu procedurat e shortit për relatorët e rinj, të cilët në përmbushje të përcaktimeve ligjore verifikuan dhe pranuan veprimet e kryera më parë;

3.         Forma e organizimit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (ad hoc) është një sfidë për të gjithë anëtarë e tij dhe kryesisht për anëtarët relatorë, të cilët pavarësisht detyrës që duhet të ushtrojnë në KED, ushtrojnë detyrën funksionale në institucionet përkatëse me ngarkesë të plotë, çka kërkon përgjegjësi të shtuar për përmbushjen e funksionit;

4.         Numri i reduktuar i personelit administrativ të Gjykatës së Lartë (këshilltarë dhe sekretarë) dhe ngarkesa e madhe në detyrat funksionale që ky personel është i ngarkuar të përballojë, si për shkak të volumit të punës së Gjykatës së Lartë, ashtu edhe detyrave që i janë ngarkuar me ligj për të ndihmuar anëtarët e KED-së në përmbushjen e funksionit;

5.         Situata e imponuar nga gjendja e krijuar nga përhapja e virusit Covid 2019, që solli pezullimin e veprimtarisë së institucioneve. Në këtë periudhë u konsiderua mundësia e komunikimit elektronik apo e zhvillimit të mbledhjeve online, por u vlerësua se kjo nuk garantonte kërkesën ligjore që mbledhjet të mbahen të mbyllura, në kuptim të nenit 233 të ligjit nr. 115/2016;

6.         Situata ligjore në lidhje me mandatin e anëtarit të Gjykatës së Lartë, që ushtronte funksionin e Kryetarit të KED-së, i cili vetëm në datën 23 qershor 2020 njoftoi Këshillin për pamundësinë e vijimit të ushtrimit të kësaj detyre;

7.         Procesi i hartimit dhe miratimit të ndryshimeve në aktet e KED-së, në frymën dhe sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias, të cilat duheshin respektuar në procedurat që ndiqen gjatë shqyrtimit të gjetjeve për kandidatët;

8.         Pas ndryshimit të akteve nënligjore, si më lart, në verifikimin e kandidatit magjistrat duhej të pritej vendimi përfundimtar i organeve të rivlerësimit kalimtar, arsye për të cilën shqyrtimi i një kandidati u bë në datën 17.08.2020, pas komunikimit të vendimit të KPA-së në datën 04.08.2020 edhe pse KED-ja, që prej muajit janar të vitit 2020 i ka kërkuar KPA-së zyrtarisht përshpejtimin e procedurës së këtij kandidati.

9.         Vonesa në procedurën e pajisjes së anëtarëve të KED-së 2020, përfshirë edhe relatoren, me certifikata sigurie (për ata anëtarë që nuk kishin qenë pjesë e KED-së së mëparshme), ku përfshihet edhe dërgimi nga ana e KED-së të shkresave përkatëse drejtuar DSIK-së;

10.       Mospajisja me certifikatë sigurie e relatores ka sjellë vonesa edhe në njohjen, shqyrtimin dhe verifikimin e një kategorie të informacionit (i klasifikuar) dhe komunikimin e mëtejshëm me disa nga institucionet e përfshira në proces për plotësimin e informacionit, siç janë shkresat e dërguara nga SHÇKB-ja apo DSIK-ja;

11.       Me njoftimin e datës 13.07.2020, Gjykata e Lartë njoftoi reduktimin e veprimtarisë së saj për një kohë të pacaktuar, për shkak se një punonjës i kësaj gjykate rezultoi pozitiv me Covid 19. Sipas ligjit Këshilli ka selinë e tij në këtë gjykatë dhe administrata e Gjykatës së Lartë e ndihmon Këshillin në punën e tij. Kjo situatë e reduktimit të veprimtarisë zgjati për muajt korrik-gusht 2020, ku përfshihet edhe periudha e lejes vjetore;

12.       Në mbledhjen e datës 17 korrik 2020, Avokati i Popullit propozoi që KED-ja të zgjeronte spektrin e hetimit për kandidatët në lidhje me kriterin e mospërfshirjes në veprimtari politike, duke i kërkuar informacion edhe KQZ-së, si subjekt që mund të ndihmonte për adresat e subjekteve politike që deri në atë kohë nuk ishin përfshirë në subjektet që u ishte kërkuar informacion. Për rrjedhojë, pas rekomandimeve të Avokatit të Popullit, si përpjekje maksimale për të verifikuar në lidhje me kriterin politik, KED-ja i dërgoi shkresat përkatëse KQZ-së dhe pas ardhjes menjëherë të informacionit nga ky institucion për rreth 53 parti, gjatë muajit gusht atyre iu dërguan shkresat përkatëse ku u kërkohej informacioni në lidhje me secilin kandidat.

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • lemi: 03/11/2020 13:12

    ate vilen ne Lalez qe te mbrojti Ilir hajduti, ate shif ti o mjerane !

    Përgjigju
  • Sifi: 03/11/2020 10:00

    Sipas Tushes shkak i vonesave jane KED dhe pa diskutim avokatja e popullit ,pasi duan me cdo kusht te kete opozuta kontrollin mbi drejtesine.Anetare e gjykates kushtetuese behet nje juriste qe nuk ka kaluar vetingun .A duhet te besojme ne drejtesine e re.?Perseri gjykaten kushtetuese e zgjedh politika ,pra presidenti dhe kuvendi dhe tre te tjere gjykata

    Përgjigju
  • TA RRAS LALA: 03/11/2020 09:05

    Shqipria një vënd i mbaruar. Vetëm në Shqipri vihet President një hajdut kriminel pijanec injorant fshatar ordiner. Çfar mund të presësh nga një njeri i till që të jet në krye të shtetit.

    Përgjigju
  • eli: 03/11/2020 08:54

    Sa e forte kjo pika 12!! Avokatja e populli,(populli ne rastin konkret eshte Lulzimi)paska kerkuar qe te merret informacion nese kandidatet jane perfshire ne politike apo jo?Menjehere kryetarja e gjykates kushtetuese (ne kete rast gjykates se Likes),pa nje pa dy u ka derguar leter 53 partive ku kerkon informacion.Sigurisht qe ky informacion kerkon "shume kohe"qe te verifikohet nga PD-LSI-ja sepse eshte shume i "komplikuar"dhe per kete arsye GJ.K nuk mund te krijohet dot brenda ketij viti.Rrjedhimisht nuk do te zhvillohet konferenca BE-Shqiperi per antaresimin e keshtu pra te dashur miq,paskesaj do te dale likja i cmendur me lul debilin dhe do tundin gishtin ne ajer duke akuzuar mazhorancen qe po bllokon antaresimin tone ne BE!!!Shoqeruar kjo me thirrjen ndaj popullit qe te votojne masivisht per keta qe te shporrim te keqen e madhe qe eshte Rama!!Thuaj pastaj qe nuk jane shejtan-budallenj!

    Përgjigju
  • ola: 03/11/2020 07:56

    fatkeqesi pas fatkeqesie, nga presidenti hajdut tek km i paafte, ja dhe kjo copa budalles k/Gj.K.

    Përgjigju
  • Drejtesi: 02/11/2020 20:55

    Ka vetem nje te vertete qe nuk eshte thene ne asnje pike. Gjykata Kushtetuese eshte ne vartesi direkte te Ilir Metes. Vitore Tusha eshte e detyruar ti shperbleje nderet qe presidenti i ka bere.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 02/11/2020 20:28

    Ku ishe? Asgjëkundi. Çfare bere? Hiç,asgjë. Keshtu do shkoje kjo pune,nese USA@Berlini nuk do te shterngojne rrathet e fuçise,qe te mos rrjedh uje,por te mbushet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?