Bota

124 gazetarë afganë dhe familjet e tyre strehohen në Meksikë, priten nga ministri i jashtëm

25 Gusht 2021, 22:55| Përditesimi: 25 Gusht 2021, 22:57

  • Share

124 punonjës të mediave dhe anëtarët e familjeve të tyre nga Afganistani, përfshirë gazetarët e New York Times, kanë mbërritur në Meksikë, ku janë pritur nga ministri i Jashtëm Marcelo Ebrard, pasi u larguan pas marrjes nën kontroll të vendit nga talebanët.

"Meksika ka vendosur të mbështesë aplikimet për të drejtat e njeriut për strehim, azil dhe viza humanitare për njerëzit në Afganistan që kanë kërkuar strehim," tha Ebrard.

Ministri i Jashtëm ndihmoi për evakuimin e gazetarëve nga Kabuli, të cilët ndaluan fillimisht në Katar, para mbërritjes së tyre përfundimtare në Meksikë.

Meksika ishte në gjendje të "shkurtonte burokracinë" për të marrë punonjësit e mediave, ndryshë nga SHBA. Qeveria meksikane e konsideroi operacionin si një shembull të angazhimit të tyre ndaj lirisë së shprehjes.

124 gazetarë evakuohen nga Afganistani në Meksikë

Lajmi kryesor:

Afganistani/ Biden ‘kundër’ aleatëve: Tërheqim trupat deri më 31 gusht! Talebanët fillojnë emërimet në qeverinë e re! Veteranët e ish të burgosurit marrin ministritë kryesore


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?