Foto nga banesa e djegur

Banesa iu përfshi nga flakët, 12-vjeçarja humbi jetën nga asfiksia e tymit, Bashkia e DropulliT i jep 1 milionë lekë ndihmë familjarëve

3 Dhjetor 2021, 18:39| Përditesimi: 3 Dhjetor 2021, 19:02

  • Share

GJIROKASTËR- Bashkia e Dropullit ka akorduar 1 milionë lekë ndihmë për familjen e 12-vjeçares që humbi jetën si pasojë e asfiksisë nga zjarri. Krisanthi Ndrico, 12 vjeç, e cila ishte edhe autike, humbi jetën 6 ditë më parë pasi banesa u përfshi nga flaktë.

Kjo ngjarje tragjike erdhi si pasojë e mungesës elektrike, ku familjarët kishin ndezur një qiri për dritë, por shtëpi u përfshi nga zjarri.

12-vjeçarja u izolua në banjë, pasi flakët u shpërndanë në shtëpi dhe familjarët kërkonin ndihmë për të shuar zjarrin që përfshiu banesën dykatëshe. Por fatkeqësisht ajo që u bë si përpjekje për të shpëtuar nga flakët në fakt rezultoi fatale pasi fëmija u asfiksua nga tymi. I plagosur në spital ka përfunduar edhe babai i 12-vjeçare, Irakli Ndrico.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?