Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas arrestimit të 13 personave për evazion fiskal me skemën e tatimit me vlerë të shtuar. (LEXO KËTU)
Në reagimin e tij, Rama shkruan se ulja e taksave synon edhe uljen e informalitetit dhe evazionit fiskal dhe arrestimi i 13 personave është një mesazh i qartë për shkelësit.
“Ulja e taksave e lehtësimi tërësor i biznesit, synojnë dhe uljen e informalitetit dhe evazionit fiskal! Arrestimi i një duzine shkelësish dhe shpallja në kërkim e një tufe tjetër nga biznesi i madh,për mashtrim me taksat, është mesazh i qartë: Mos luani me taksat se ju gjen belaja,”- tha Rama.
Përvec 13 personave të arrestuar, 12 të tjerë janë shpallur në kërkim. Nga skema ka rezultuar se këta persona në harkun kohor të 3 viteve kanë shkaktuar një dëm prej 18 miliard lekë duke krijuar biznese fiktive në fushën e ndërtimit e më pas duke lëshuar fatura tatimore fiktive. Mes të arrestuarve ka edhe biznesmenë të njohur.