TIRANË- Gjatë një bashkëbisedimi online me gazetarët, nga Brukseli i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar është shprehur se Shqipëria duhet të bëjë më shumë progres dhe të intensifikojë përpjekjet sa i takon luftës kundër korrupsionit”
I pyetur nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të dërgonin një grup për të monitoruar zgjedhjet lokale te 14 majit, Escobar ishte i drejtpërdrejtë:
“Nuk kam shumë informacion për procesin e monitorimit, por i kujtoj Shqipërisë se duhet të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme", tha ai.
I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar u ndal gjerësisht tek marrëveshja e Ohrit për të cilën me bindje tha se ka një marrëveshje nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe nga presidenti Serb Vuçiç teksa shtoi se zbatimi i Marrëveshjes drejt normalizimit duhet të nisë menjëherë.
“Rruga evropiane e Kosovës dhe Serbisë është jashtëzakonisht e kushtëzuar me zbatimin e kësaj marrëveshjeje”, tha ai.
Zyrtari i lartë amerikan diskutoi edhe për faktin që as Kosova dhe as Serbia nuk e nënshkruan marrëveshjen gjatë takimit në Ohër, ai tha se fokusimi në këtë aspekt është i parëndësishëm, pasi sipas tij, kjo është marrëveshje dhe shihet si e tillë ne sytë e zyrtarëve të lartë të Bashkimit Europian.
Eskobar duhet te shikoj zgjedhjet ne usa pastaj te flasi per te tjeret
PërgjigjuShqipëria është kampione e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Tërmet,tërmet.....
PërgjigjuKam dindjen qe ky i drejtohet alieneve me kete kerkese...se ndershmerine e zgjedhjeve tona besoj ky e ka te raportuar sa here jane mbajtur... sa per korrupsionin po marrim shembull nga FBI dmth nga me te miret
PërgjigjuPirdh, pirdh or teeeejjjjj
Përgjigju