Kronikë
Drejt Punës

14 vjeçe, jep mësim në tre gjuhë dhe autore e një libri, shqiptarja u shpall 'Personalitet me Inteligjencën më të Lartë në Bavari': Moshatarët e mi të ndjekin pasionet, jo pasurinë

7 Qershor 2021, 19:54| Përditesimi: 7 Qershor 2021, 21:05

  • Share

Report Tv sjell historinë frymëzuese të një nxënësje që jeton në Gjermani, e cila është vlerësuar si Personalitet me Inteligjencën më të Lartë në Bavari.

Igerta Miftari është vetëm 14 vjeçe dhe jep mësim prej 2 vitesh në tre gjuhë të huaja, anglisht, gjermanisht dhe frëngjisht. Gjithashtu ajo është autore e një libri, ndërkohë që po punon edhe për vëllimin e dytë të librit.  

“Shkoj në shkollë dhe pastaj vi në shtëpi për të shkuar tek nxënësit për t’iu dhënë mësim në gjuhë anleze, gjermani dhe frënge. Kam një nxënëse që e mësoj dy orë dhe tjetrën një orë, nuk është gjithmonë e njëjtë. Pastaj vi në shtëpi për të bërë detyrat, para se të fle lexoj dhe vazhdoj librin e dytë. ”, tha nxënësja në një intervistë për Report Tv.

14 vjeçarja vjen me një mesazh të fortë për bashkëmoshatarët e cila thotë se ata duhet të lexojnë e të ndjekin pasionet dhe jo pasurinë.

“Moshatarëve duhet ti tregojmë që duhet të mësojmë dhe të lexojmë sa më shumë. Të ndjekim pasionet dhe jo pasurinë”, tha Miftari.

Rrugëtimin e saj e përshkruan jo shumë të lehtë, ku sjell në vëmendje indiferencën e bashkëmoshatarëve. Igerta Mifatri thotë se e ka pasur problem mungesën e kontaktit me shoqërinë, por gjithmonë ka gjetur mbështetjen e familjes dhe mësuesve.

“Gjithmonë kam qenë e mbyllur, kam pasur probleme me moshatarët pasi kanë pasur zilli shumë, por e kam pasur familjen pranë gjithmonë. Kam mësuese që më përkrahin, të cilat më kanë lehtësuar hapat në drejtimin e suksesit. Me moshatrët nuk kam shumë kontakt, por me mësuesit dhe familjen. E kam pasur problem por suksesi më erdhi”, vijoi ajo.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?