15 qytetarë betohen për shtetësinë shqiptare, Veliaj: Jemi në ditët tona më të mira, qyteti pret 1 milion turistë në muaj

22 Shtator, 11:42| Përditesimi: 22 Shtator, 11:54

  • Share

15 qytetarë janë betuar për shtetësinë shqiptare para kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Në ceremoninë e zhvilluar në Bashkinë e Tiranës, Veliaj u shpreh se ky është një moment ideal për t’u bashkuar me qytetin, i cili sot është në ditët më të mira dhe numëron rreth 1 milion turistë në muaj. 

“Krejt papritur nga një ‘katund’ i vogël ose qytezë me 10 mijë banorë, sot jemi mbi 1 milion. Pra, në 104 vite kryeqytet jemi rritur 104 herë. Sot mjafton të dalësh nga dera e bashkisë dhe shikon se sa turistë ka, rreth 1 milion në muaj. Imagjinoni se çfarë ndryshimi dhe se çfarë transformimi ka pësuar qyteti çdo vit, duke u rritur dhe duke u bërë më kozmopolitan, më përfaqësues i të gjitha realiteteve dhe i të gjitha prurjeve dhe kombësive të ndryshme. Sot në Tiranë kanë rezidencën 144 kombësi. Nga një Tiranë e 91-shit, ku ishim vetëm ne tanët në një Tiranë që sot ka 25 mijë italianë dhe shumë e shumë kombësi të tjera që e quajnë dhe ata shtëpinë e tyre”, u shpreh Veliaj. 

Ai i bëri thirrje qytetarëve që bënë betimin që të japin kontributin për Tiranën, e cila gëzon tituj të ndryshëm falë punës së të gjithëve.

Veliaj tha se mjafton një lopatë për të mbjellë një pemë, si një mënyrë modeste për të kontribuar tek energjia e madhe e Tiranës. 

“Sot Tirana është presidenca e B40, që është rrjeti i bashkive të Ballkanit, para dy vitesh ishte Kryeqyteti Europian i Rinisë, vjet ishte Kryeqyteti Europian i Sportit, vitin tjetër do të jetë Kryeqyteti Europian i Kulturës. Në qoftë se keni kontribute për të dhënë për secilin prej tyre titujve, jeni mëse të mirëpritur. Agjensia Europiane e Mjedisit re enditi Tiranën qytetin e 10-të në të gjithë qytetet e Europës, si qyteti që ka mbjellë më shumë pemë kohët e fundit. Edhe sikur mos të keni ndonjë talent të veçantë, si puna ime, mjafton një lopatë për të mbjellë një pemë, kur keni përvjetorin apo kur keni ditëlindjet e fëmijëve, një mënyre modeste për të thënë dhashë edhe unë një kontribut tek kjo energjia e madhe e Tiranës”, deklaroi kryebashkiaku.

S.B//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Beni: 22/09/2024 19:45

    Na e shet si arritje ky felliqesire shkombetarizimin e Shqiperise!

    Përgjigju
  • Po mor po: 22/09/2024 19:33

    E ku rrine 1 milion vete o tic kuklla

    Përgjigju
  • Shkodrani-Belgjike: 22/09/2024 18:28

    Po mushni vendin me afrikan e arab, un jam mysliman por skena asgja që na lidh me ata, ndalni ketë nënshtetsi që ju jepni njerzve.

    Përgjigju
    • zhongari usa: 22/09/2024 22:20

      Ndjell TE huajte DHE largon vendasit KY komunist I EDVIN KRRISTAQ RRAMES ..NUK I VAR SI KRRISTAQ RRAMA KY ME LITAR SHQIPTARET PORVME SPIUNLIQE DUKE I LENE PA SHKOLLE E PA PUNE E SHPRESE .. DO ZOTI NGORDHE SE SHPEJTI ..PO TI JE HALE PER CFARE TE DO ZOTI TY .. ZOTI XGJEDH ME TE MIRET . ..

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?