16 janë ndeshjet që Sylvinho ka drejtuar ekipin kombëtar. Bilanci i brazilianit në stolin kuq e zi flet për 7 fitore, 4 barazime dhe 5 humbje. Nga sfidat e drejtuara deri më tani 11 kanë qenë zyrtare e 5 ndeshje miqësore
Braziliani Sylvinho ka debutuar me humbje në pankinën e Shqipërisë.
Në mars të vitit të kaluar në ndeshjen e parë të eliminatoreve të Euro 2024 Polonia mundi 1-0 Shqipërinë. Më pas do të vinin dy fitore radhazi në muajin qershor ndaj Moldavisë 2-0 dhe Ishujve Faroe 3-1 në transfertë. Për eliminatoret e Europianit në shtator të vitit të kaluar Kombëtarja barazoi 1-1 në transfertë ndaj Çekisë dhe pak ditë më pas mundi 2-0 në “Air Albania” Poloninë.
Rrugëtimi i kuqezinjve drejt Euro 2024 vijoi me një super fitore në tetor 2023 ndaj Çekisë 3-0 në Tiranë e po në këtë muaj Shqipëria mundi 2-0 në miqësore Bullgarinë. Dy ndeshjet e fundit të vitit të kaluar Shqipëria nën drejtimin e Sylvinhos i barazoi 1-1 ndaj Moldavisë në transfertë mjaftueshëm sa për të siguruar kualifikimin në Gjermani 2024 dhe barazim pa gola ndaj Ishujve Faroe në Tiranë.
Për këtë vit ekipi Kombëtar ka zhvilluar 7 ndeshje. 4 miqësore dhe tre sfidat e Euro 2024. Në mars Shqipëria u mund 3-0 nga Kili në
miqësoren e luajtur në Parma dhe u mund 1-0 nga Suedia.
Në fillim të qershorit në kuadër të përgatitjeve për Europianin në Hungari kuqezinjtë fituan dy ndeshje miqësore me Lihtenshtejnin dhe Azerbajxhanin ndërsa në Europian Shqipëria u mund nga Italia, barazoi me Kroacinë dhe u mund nga Spanja.
Lajmi kryesor:
Zyrtare/ Sylvinho rinovon me Kombëtaren, FSHF: Objektiv kualifikimi në Botërorin 2026! Ja bilanci i brazilianit në stolin kuq e zi
S.G/ReportTv.al