160 të huaj shëtisin Shqipërinë me Vespa, turist nga Gjermania: E kisha parë këtë vend vetëm në rrjete sociale, i lumtur që jam këtu

31 Maj 2023, 20:08| Përditesimi: 31 Maj 2023, 20:13

  • Share

Me “Vespa” dhe “Lambretta”, 160 të rinj të apasionuar pas motorëve zhvilluan një tur në juglindje të vendit. “Xhiro e tre deteve” është një event që organizohet nga Klubi i Vespave në Bari të Italisë. Për presidentin e këtij klubi,  Maurizio De Pasquale ky edicion është special pasi përpos zonave bregdetare përfshin dhe qytet pranë liqenit të Ohrit.

“Është edicioni i dytë në Shqipëri dhe kemi prekur të gjitha lokalitetet e vendosura në det nga Durrësi deri në Sarandë. Por këtë vit kemi menduar një edicion special për të njohur nga afër të gjitha bukuritë e Shqipërisë. Jemi gjithsej 160 persona, nga Italia, Franca, Anglia etj. Itenerari për sot do të jetë një tur nga liqeni i Ohrit në Maqedoninë e Veriut për të vazhduar më pas me Korçën dhe Voskopojën”, tha ai.

Një nga pjesëmarrësit që vjen nga Gjermania rrëfen emocionet e turit në juglindje.

“Është hera e parë që jam këtu në Shqipëri. E kisha parë Shqipërinë vetëm në video në rrjetet sociale dhe tani jam shumë i gëzuar që ndodhem këtu. Gjithmonë kërkoja të marr pjesë në një udhëtim të mrekullueshëm, por tani me kompaninë tonë gjetëm kontaktin e duhur dhe jemi shumë të lumtur që jemi këtu”.

Ky aktivitet sportiv shërben dhe si promotor i turizmit shqiptar.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?