“17 Maj” i Dytë? KQZ: Na vendos në vështirësi, por do bëjmë maksimumin

25 Janar 2019, 13:31| Përditesimi: 25 Janar 2019, 14:47

  • Share

Pasojat më të mëdha nga marrëveshja e 17 majit 2017 i pati Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të cilit ju desh që brenda 1 muaji të organizojë zgjedhje me rregulla të reja loje. Në kushtet ku presioni është i madh dhe konsensusi për reformën zgjedhore mund të lihet për në momentin e fundit, mund të rrezikojë që ky fenomen të përsëritet.

Ndryshimet nuk janë vetëm një moment në Kodin Zgjedhor. Pas kësaj vijnë si rrjedhojë të gjitha masat që duhet të marrë institucioni për të përgatitur zgjedhjet, dhe kam parasysh: nxjerrjen e akteve rregullative, akteve nënligjore, gjetjen e burimeve financiare dhe njerëzore. Janë një sërë elementësh të cilët  bëjnë të domosdoshme një kohë të mjaftueshme në dispozicion të KQZ-së.

Klement Zguri, Kryetar i KQZ

 Por kreu i KQZ-së garanton se nuk do të jetë pengesë e një marrëveshjeje të mundshme.

Nëse ligjvënësi do të ketë arsye dhe do të merret vesh për të bërë ndërhyrje e ndryshimet e duhura në Kodin Zgjedhor, që synojnë përmirësimin e përgatitjeve për procesin zgjedhor, KQZ-ja do të bëjë maksimumin e vetë që këto ndryshime të realizohen dhe të shkojnë në funksion të qëllimit.

Klement Zguri, Kryetar i KQZ

 Në KQZ dy karrige janë bosh pasi opozita nuk ka dërguar dy anëtarët e saj.

"Patjetër që mungesa e njërit krah, opozita në rastin konkret në përbërjen e KQZ-së krijon një problem, më së paku një problem në perceptimin e publikut dhe besimit tek vendimmarrja e institucionit", u shpreh Zguri

Klement Zguri e ka një sugjerim për politikën, në rast se nuk do të pranojnë një depolitizimin të plotë të komisionerëve, të paktën të mos lejohet zëvendësimi.

Minimalisht i duhet hequr e drejta partive për të ndryshuar komisionerët në çdo moment. Është absurde. Të gjitha përpjekjet e KQZ-së për të trajnuar administratën shkojnë në zero, për shkak të zëvendësimeve kaq të pa pranueshme të komisionerëve nga partitë në momente decizive të procesit.

Klement Zguri, Kryetar i KQZ

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?