Ditën e diel zyrtarët kanë njoftuar se rreth 1700 foka janë gjetur të ngordhura në bregdet të Detit Kaspik në jug të Rusisë, raportojnë mediat e huaja.
Autoritetet në Dagestan deklaruan se është e paqartë se çfarë ka shkaktuar ngordhjen e kafshëve, por thonë se me shumë mundësi mund të kenë ngordhur nga shkaqe të natyrshme.
Autoritetet rajonale fillimisht kishin thënë se 700 foka kanë ngordhur, por të dielën Zaur Gapizov, nga Qendra Kaspike për Mbrojtje të Ambientit, ka thënë se janë afro 1700 kafshë të ngordhura.
Gapizov ka thënë se me shumë mundësi fokat kanë ngordhur disa javë më parë.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Bie një raketë në Moldavi, pranë kufirit me Ukrainën! Putin viziton urën e Krimesë pas shpërthimit në tetor! Bombardohen dy aeroporte ruse
S.S/ReportTv.al