Gazetari i Report Tv, Sokol Dema teksa foli në “Studio Live” për dosjen “Plumbi i Artë” që sot GJKKO e kaloi për gjykim në ngarkim 19 të akuzuarve dhe të vrasësit me pagesë Nuredin Dumani, tha se ky i fundit mund të marrë një dënim shumë më të ulët në raport me 18 veprat penale për të cilat akuzohet.
Dema tha se gjyqi për të pandehurit nuk pritet të zgjasë shumë pasi pjesa më e madhe e tyre kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, ndërsa për Dumanin u shpreh se për veprat që ka kryer dënimi i tij do të ishte i përjetshëm por për shkak se ka bashkëpunuar me drejtësinë duke zbardhur disa ngjarje kriminale, pritet të dënohet shumë pak.
“Pritet të ketë vendime edhe sa i përket gjykimeve të shkurtuara pasi një pjesë e të pandehurve e kanë kërkuar një gjë të tillë. Pavarësisht se është një numër i konisderueshëm i veprave penale ndaj Dumanit, ky i fundit mund të përfitojë ulje të dënimit dhë të dënohet shumë pak për shkak të bashkëpunimit me gjykatën për zbardhjen e disa ngjarjeve kriminale. Në të kundërt do dënohej me burgim të përjetshëm”- tha mes të tjerash gazetari.
Lajmi kryesor:
Zhdukja e Ervis Martinajt, eksperti i sigurisë: Me pasurinë që kishte, ekziston edhe mundësia që të ketë transformuar pamjen e tij të jashtme
B.V/ReportTv.al