Foto ilustruese

18 dhjetori dhe flamuri amerikan!

5 Dhjetor 2021, 18:07| Përditesimi: 5 Dhjetor 2021, 18:12

  • Share

Disa mund ta konsiderojnë formë servilizmi, por në fakt është çështje formimi dhe demonstrim patriotizmi! Është një fat i madh për Kombin dhe Shqipërinë që sot flamuri amerikan valëvitet përkrah flamurit tonë në NATO dhe po ashtu në Shqipëri dhe në Tiranë!

Shqipëria sot është shtet dhe i pavarur falë flamurit amerikan dhe çdo shqiptar krahas flamurit tonë kombëtar duhet të mbaj edhe flamurin amerikan!

Flamuri amerikan është kudo në Europë për shkak të luftës që ka bërë për lirinë e këtij kontinenti, në Itali ka ushtarë amerikan të rënë për liri, në Francë, në Gjermani dhe kudo!

Flamuri amerikan është simboli i një betejë të gjatë për lirinë dhe për demokracinë! Shqiptarët janë më fat që sot janë të rreshtuar krah këtij flamuri! Dëgjoj shpesh tek sa këto ditë flasin për sovranitet dhe ne, të gjithë shqiptarët e kemi paguar shtrenjtë sovranitetin e stilit komunist të izolimit ndaj perëndimit dhe po ashtu edhe ndaj SHBA.

Shqiptarët si nevojë kombëtare në fillim të viteve 90 e kanë limituar me vullnetin e tyre sovranitetin duke u bërë pjesë e procesit të integrimit euroatlantik! Pas 30 vitesh të rrugës së vështirë  në anëtarësimit në NATO dhe po ashtu pranë integrimit europian, sot për halle personale po duan të na mbrojnë sovranitetin ose me mirë të justifikojnë aksionet e tyre për pushtet në emër të sovranitetit!

Nëse do më kërkonin ta limitoja sovranitetin tim, ose atë pjesë që më takon mua për hir marrëdhënieve me SHBA, do të isha i gatshëm ta bëja!

Europa edhe pse ishin e jemi bërthama e civilizimit perëndimor, asnjëherë nuk e ka mbrojtur as sovranitetin e as ekzistencën tonë e këtë e kanë bërë vetëm SHBA.

Nëse sot Shqipëria ka një pozitë të mirë në Ballkan, këtë e ka falë vetëm faktit, se ne jemi aleat i rëndësishëm dhe i veçantë i SHBA! Fqinjët tonë do të ishin shumë të lumtur nëse ne do i ktheheshim sovranitetit duke u kthyer shpinën SHBA-ve. Prandaj, nëse dikush sot na bën thirrje pro sovranit, ai është duke bërë politikën e fqinjëve, politikë antikombëtare e për pasojë edhe një politikë antiamerikane! Jam i sigurt se pas datës 18, flamuri amerikan do të ngrihet edhe me lartë krahas flamurit tonë kombëtar. Sikur edhe një të qëndroj si proamerikan pas datës 18, ai do të jem unë! SHBA janë frymëzim për liri e garanci për demokraci! Shqiptarët apo demokratët duhet të zgjedhin mes demokracisë dhe pro amerikanizmit apo mes sovranitetit të natyrës komuniste te izolimit me SHBA dhe perëndimin! Data 18 është një datë që ndan zgjedhjet tona dhe cakton fatet e të ardhmes së Shqipërisë! E kemi provuar periudhën komuniste që amerikanët i quanin imperialist e nuk mund ta lejojnë rikthimin e asaj hije të keqe që shqiptarët e paguan me 40 vjet varfëri, eksperimente politike e me izolim ndërkombëtar!

Komento

Komente

  • Balo Bënça: 05/12/2021 22:42

    I cilit civilizim perëndimor je bërthamë ti? Kush ,kur,si,me çfarë dokumenti e provon? Përralla...krenari pa bazë...ne jemi ata që kemi qenë,bagëti që vihemi në radhë nga kasapi!

    Përgjigju
  • Tirona: 05/12/2021 18:29

    Në sondazhin e dites nuk duhet te thoni percarje te PD , po duhet te thoni reformim te PD

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?