Foto ilustruese

18 kryebashkiakë në 6 bashki

4 Shkurt 2022, 15:01| Përditesimi: 4 Shkurt 2022, 15:03

  • Share

Politikanët rreth Ramës, rreth Bashës, e rreth Berishës betohen çdo natë nëpër studio televizive se kandidatët përkatës do t’i fitojnë të gjashta bashkitë më 6 mars. Domethënë, në qoftë se këto betime televizive materializohen, i bie që në 6 bashkitë do të kemi 18 kryebashkiakë pas 6 marsit …

Hiperbolizimi është një fenomen i zakonshëm në garat elektorale nga politikanët që duan t’i galvanizojnë përkrahësit e tyre. Por edhe hiperbolizimi elektoral ka një kufi – si çdo fenomen tjetër!

Nuk mund të pretendohet me siguri fitorja e një kandidati opozitar në Durrës, kur votat opozitare duken të ndara në dy pjesë në atë bashki.

Nuk mund të pretendohet me siguri fitorja e një kandidati opozitar në Dibër, kur votat opozitare duken të ndara në dy pjesë në atë bashki.

Nuk mund të pretendohet me siguri fitorja e një kandidati opozitar në Lushnje, kur votat opozitare duken të ndara në dy pjesë në atë bashki.

Nuk mund të pretendohet me siguri fitorja e një kandidati opozitar në Vorë, kur votat opozitare duken të ndara në dy pjesë në atë bashki.

Nuk mund të pretendohet me siguri fitorja e një kandidati opozitar në Rrogozhinë, kur votat opozitare duken të ndara në dy pjesë në atë bashki.

Dhe së fundmi, nuk mund të pretendohet me siguri fitorja e kandidates socialiste në Shkodër, kur historiku elektoral 30-vjeçar nuk ka regjistruar asnjë fitore të majtë lokale në atë bashki…

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?