18 vite nga tragjedia e 9 janarit ku u mbytën 21 shqiptarë dhe u zhdukën 8 të tjerë, familjarët kallëzojnë në SPAK: Të dënohen përgjegjësit

9 Janar 2022, 13:59| Përditesimi: 9 Janar 2022, 14:01

  • Share

Më 9 janar të vitit 2004, në gjirin e Vlorës u përmbys një gomone që transportonte ilegalisht disa shqiptarë drejt Italisë.

Bilanci i viktimave ishte tejet i rëndë me 21 persona të mbytur zyrtarisht, dhe 8 të tjerë që ende rezultojnë të zhdukur, pasi trupat nuk u gjetën kurrë. Sot pas 18 vitesh, Shoqata e familjarëve të viktimave të kësaj tragjedie kanë bërë kallëzim në SPAK.

Ata kërkojnë zbardhjen e ngjarjes dhe vendosjen para përgjegjësisë së ish-zyrtarëve të Policisë së Vlorës dhe Ministrisë së Brendshme.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 09/01/2022 23:49

    Po pse policia dhe min. e brendshme u tha nisuni ILEGALISHT me gomone,ne mes te dimrit?!Vete deshen dhe iken dhe kur zgjedh ate menyre dhe ate kohe,duhet t'i marresh parasysh te gjitha.Keta kane te drejte te kallzojne ne SPAK trafikantet dhe nese ata nuk kane marre denim,dhe gjykatesit qe i kane lene te lire,asnje tjeter.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?