188 të ndëshkuar për thyerje të karantinës/ Këmbësorët më të pabindurit

6 Prill 2020, 15:30
  • Share

TIRANË- 188 janë shkeljet e konstatuara nga policia e shteti nga kontrollet e ushtruara në 24 orët e fundit në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

19 prej tyre janë shoferë të cilët ndëshkuan me pezullim leje drejtimi dhe bllokim automjeti pasi thyen urdhrin e ndalim qarkullimit. Ndërkohë po në 24 orët e fundit u gjobitën 166 këmbësorë me 10 mijë lekë secili pasi u konstatuan duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë në një kohë kur i gjithë vendi ishte i izoluar dhe ndalohej kategorikisht lëvizja.

Nga ana tjetër nuk munguan as arrestime. Në Tiranë, 2 persona teksa u konstatuan nga ana e punonjësve të policisë duke lëvizur në këmbë kundërshtuan ato fizikisht për masën administrative të marrë.

Ndërsa gjobitjes nuk i shpëtuan as 3 biznese që nuk  zbatuan orarin e mbylljes së aktivitetit, administratorët e të cilëve u ndëshkuan me 100 mijë lekë secili.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?