18-vjeçarja shqiptare çudit jurinë e 'Italia’s Got Talent' me versionin e ri të 'Shallow' (VIDEO)

21 Shkurt 2020, 17:32| Përditesimi: 21 Shkurt 2020, 17:53

  • Share

Juria e  "Italia’s Got Talent" është surprizuar nga performanca e 18-vjeçares shqiptare nga Drenica e Kosovës.

Vanesa Krasniqi ka marrë vëmendjen e të gjithëve me performancën e këngës “Shallow" të Lady Gagas në versionin ‘chipmunk’, shumë i përhapur kohët e fundit.

Para se të këndonte ajo kërkoi edhe praninë e Frank Matano-s,  njërit prej pjesëtarëve të jurisë në momentin e performancës së saj në piano.

Në fillim ajo u prit me të qeshura për shkak të zërit të saj të çuditshëm, por më pas i gjithë publiku duartrokiti.

Përveç performancës në sy ra edhe looku i saj me flokët rozë.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?