Foto ilustruese

19-25 Nëntor Kuzhina italiane në Shqipëri, një mit i ushqimit mesdhetar

15 Nëntor 2018, 22:27| Përditesimi: 15 Nëntor 2018, 22:31

  • Share

Jo vetëm në rajonin e Mesdheut, por edhe në Amerikë e kontinente të tjera; gatimet italiane shijohen, ndërsa recetat e kësaj kuzhine asimilohen me kënaqësi. Nuk janë të paktë mjeshtrit dhe shefat e kuzhinave botërore që iu referohen gatimeve italiane, ashtu si artistët e shkrimtarët që iu referohen miteve të lashta. 

Kuzhina italiane është kthyer vërtetë në një mit të ushqimit mesdhetar, sigurisht e pasuar nga simotrat e saj kuzhina spanjolle, franceze, ajo ballkanike e më gjerë, ku nuk mungojnë edhe elementët e përbashkëta. Prandaj, si pikëtakimi i këtij rituali të shijimit të gatimeve, do të jetë Java e Kuzhinës Italiane, që starton më 19 nëntor e do të vijojë deri më 25 Nëntor.

Ky është edicioni i tretë i Javës së Kuzhinës Italiane në Shqipëri, një nismë e promovuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Bashkëpunimit Ndërkombëtar. Kjo javë zhvillohet si konfirmim i kontributit të të gjithë sistemit italian ndaj eksportimit të sektorit agro-ushqimor italian, që në 2017-n arriti një rezultat të jashtëzakonshëm prej 41 miliard euro (+7% krahasuar me 2016).

Tema kryesore e edicionit të këtij viti do të jetë "Dieta Mesdhetare", modeli ushqimor i qëndrueshëm nga pikëpamja ekonomike e mjedisore si dhe për shëndetin e njeriut, në përputhje me strategjinë më të gjerë të promovimit ndërkombëtar e çuar përpara nga Farnesina edhe në takimet kryesore shumëpalëshe.

Udhërrëfyes të tjerë, në vijim me ato të edicioneve të mëparshme, do të jenë vlerësimi i zonave të ndryshme italiane dhe i itinerareve enogastronomike, veprimtaritë në mbrojtje të Treguesve Gjeografikë si dhe promovimi i verërave cilësore, edhe në kontekstin më të gjerë të "2018 – Viti i Ushqimit italian" promovuar nga Ministria e Politikave Bujqësore, Ushqimore dhe Pyjeve si dhe nga Ministria e Kulturës.

Këtë vit java do të ketë në fokus të saj Qarkun e Puglia-s, që do të sjellë në Tiranë projektin Apulian Life Style, si dhe Qarkun e Marche-s përmes projektit Tipicità, nismat e të cilave do të artikulohen mes Tiranës, Vlorës dhe Beratit, duke i kushtuar një vëmendje të veçantë temës së formimit profesional, me synim promovimin e bashkëpunimeve të mëtejshme mes dy brigjeve të Adriatikut si dhe të mundësive të reja të përvojave formuese në Itali të të rinjve studentë shqiptarë.

Gjatë javës e gjithë Tirana mund të përfitojë nga një rrugëtim i veçantë mes lokaleve të shumta të kryeqytetit i përqëndruar në aperitivin e vërtetë italian, falë një veprimtarie të përbashkët e promovuar nga Italian Trade Agency dhe Instituti Italian i Kulturës.

Nuk do të mungojnë, në fund, dhe veprimtaritë kulturore duke nisur me ngjarjen muzikore Rossini il “Buongustaio” me rastin e 150 vjetorit të vdekjes së kompozitorit të shquar italian, i apasionuar pas kuzhinës dhe një gastronom i njohur.

Gjithashtu, gjatë Javës III të Kuzhinës Italiane në Shqipëri, në 10 bare, restorante, enoteka dhe bistrò të Tiranës, prej orës 18:00 deri në orën 20:00 mund të shijohet aperitivët tradicionalë e nën shoqërinë e muzikës pjesëmarrësit do të zhyten në një ritual dhe në një mit i gjithi italian!

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?