Kombëtarja U-19 e vajzave

2 gola në 'Air Albania', Shqipëria e vajzave mund Lihtenshtejnin

11 Prill 2023, 16:47| Përditesimi: 11 Prill 2023, 16:48

  • Share

Kombëtarja shqiptare U-19 për vajza e mbylli me fitore 0-2 ndeshjen e dytë dhe të fundit kundër përfaqësueses së Lihtenshtejnit, e vlefshme për ndeshjet e raundit të dytë të Kampionatit Europian 2023 për këtë grupmoshë. Vajzat e drejtuara nga Kreshnik Krepi bënë një paraqitje të mirë, duke treguar karakter dhe grintë gjatë gjithë 90 minutave.

Trajneri Krepi e nisi ndeshjen me këtë formacion: Klesjana Spaho (GK), Angela Nika, Rexhina Troka, Aglia Iliadhi (C), Marinela Mema, Bora Fuçia, Era Methoxha, Jehona Coka, Klaudia Borci, Anversa Muça, Arlinda Kodra.

Vajzat kuqezi iu afrohen në disa raste portës kundërshtare, teksa goli i avantazhit erdhi në minutën e 70-të të takimit nga kapitenia Aglia Iliadhi. Në minutën e 88-të u shënua edhe goli i dytë i Shqipërisë pas këmbënguljeve të vazhdueshme të ekipit tonë me Jehona Çokën.

Në grupin 7 të këtij turneu, vajzat kuqezi u renditën në vendin e dytë, teksa në total zënë vendin e gjashtë duke mos kaluar më tej.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?