Isuf Berberi

2 mln euro evazion fiskal me puset e naftës, nuk u arrestua kurrë, nga arratia biznesmenit Isuf Berberi i hiqet masa e sigurisë

3 Nëntor 2020, 16:48| Përditesimi: 3 Nëntor 2020, 19:11

  • Share

TIRANË- Është i dyshuar si biznesmeni që qëndron pas skemës me 2 milion dollar evazion me hidrokarburet, arrin të fitojë lirinë në arrati Isuf Berberi.

Heqja e arrestit për Isuf Berberin nga Gjykata e ApelitTiranë është firmosur nga tre gjyqtarët Elbana Lluri, Zeqine Sallaku dhe Elona Toto.

Berberi u shpall në kërkim ndërsa 5 persona të tjerë u arrestuan sëbashku me ish-kreun Hidrokarbureve në Agjencinë E Burimeve Natyrore, Klodian Gradeci.

Këta dy shtetas kërkohen u hetuan nga prokuroria e Tiranës si të dyshuar në skemën e mashtrimit ku përkatësisht janë 568 mijë dollarë shmangie tatimi dhe 1.472 milion dollarë dëm kundrejt Agjencisë së Burimeve Natyrore teksa kishin në shfrytëzim puse nafte me kompaninë ‘Phoenix’ ku aksioner është Berberi.

er.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nini: 04/11/2020 15:03

    Ka lezet shteti, shkon e kontrollon berberin a i preu kupon klientit qe u qeth me 300 leke te reja, apo rrobaqepeses qe ben riparime a ka hapur NIPT (se i duhet per numrin total qe te tregoje se biznesi po ecen mire). Po futni Policcet e Bashkise te Policia e Rendit, se vijne per 2 min te vene gjoben se te ka kalu njeoreshi. Jane Rrufe. Keshtu do te fitoje PS prape?

    Përgjigju
  • Cufja: 03/11/2020 22:19

    Pretendon Rama te izoloje Meten kur zagaret e tij si Cufe Berberi lihen te pandeshkuar. Zeqine kur*a nuk po le hajdut xhepash pa denuar dhe kete m*t me 2 milion euro dem e le te lire. Cfare pretendon qeveria nga Hollanda qe thote se nuk i plotesojme kushtet? U be si qen Rama dhe Brace per hipotekarin e durresit dhe asnje fjale per kete bandit qe ka trafikuar droge dhe femije. Edhe portalet nuk e bejme lajm. Kjo eshte mafie e frikshme. Ky vend nuk behet me.

    Përgjigju
  • Miku: 03/11/2020 22:04

    Sbehet me ai vend aty

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?