Kronikë

2 ratifikime marrëveshjesh për bujqësinë dhe 1 marrëveshje me Zvicrën, Presidenti Meta dekreton 3 ligje

27 Korrik 2021, 09:57| Përditesimi: 27 Korrik 2021, 09:58

  • Share

TIRANË-Presidenti Ilir Meta ka firmosur sot dekretet për 3 ligje të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë. Bëhet fjalë për 2 ratifikime të marrëveshjeve ndërkombëtare për ccështjet e bujqësisë dhe një marrëveshje tjetër bashkëpunimi me Zvicrën.

Ligjet e dekretuara

- Ligj nr. 99/2021 “Për ratifikimin e vendimit të Komitetit të Përbashkët EFTA-Shqipëri nr. 1 i vitit 2021, miratuar më 24.6.2021, për ndryshimin e protokollit B të marrëveshjes së tregtisë së lirë ndërmjet shteteve të EFTA-s dhe Republikës së Shqipërisë lidhur me përkufizimin e konceptit të “produkteve origjinuese” dhe metodat e bashkëpunimit administrativ, dhe ndryshimi i marrëveshjeve për bujqësinë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës së Zvicrës, dhe Republikës së Shqipërisë e Republikës së Islandës, si pjesë përbërëse të saj””. 

- Ligj nr. 100/2021 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës Zvicerane, përfaqësuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) e Departamentit Federal Zviceran për Punët e Jashtme, e cila vepron përmes Ambasadës Zvicerane në Shqipëri për projektin “Lëviz Albania”, faza e dytë korrik 2019 - qershor 2023””.

 - Ligj nr. 101/2021 “Për ratifikimin e vendimit të Komitetit të Përbashkët të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore nr. 1/2021, miratuar më 21.6.2021, për ndryshimin e shtojcës 4 të marrëveshjes së tregtisë së lirë të Europës Qendrore (CEFTA 2006), që përcakton protokollin në lidhje me përkufizimin e konceptit të “produkteve origjinuese” dhe metodat e bashkëpunimit administrativ, të referuar në nenin 14, paragrafët 1 dhe 3, dhe që shfuqizon dhe zëvendëson vendimin nr. 3/2013 dhe vendimin nr. 3/2015 të Komitetit të Përbashkët të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Europës Qendrore””.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?