Suami Braho 18 vjeçe nga Durrësi dhe Rejan Arkaxhiu 17 vjeç nga Kavaja, triumfuan në edicionin e 20 të “MISS & MISTER TURIZMI”.
Në eventin e organizuar në qytetin bregdetar të Vlorës, një perlë e turizmit në vend dhe nën kujdesin e stafit profesional nën drejtimin e producentes së suksesshme Myzejen Konduri, ata arritën të spikasin mes 40 konkurrenteve nga e gjithë Shqipëria.
Nën hiret e veshjeve tradicionale, eventi i cili organizohej për herë të parë në Vlorë, në kuadër të-- 80 Vjetorit të Çlirimit të Atdheut, u shoqërua edhe me muzikë të përzgjedhur e kërcime tradicionale.
Gara e Gatimeve Tradicionale, ku konkurrentet demonstruan recetat e zgjedhura, ngjalli një kureshtje të madhe nga pjesëmarrësit në event. Çmimin “LUGA E ARGJENDTE”, për gatimin më të mirë e fitoi 17 vjecarja Rabihane Caca.
Ky 20 vjetor i “MISS & MISTER TURIZMI ” u mbyll nga ngjyrimi i fishekzjarrëve.