Tottenham e ka nisur me humbje vitin e ri 2023. Skuadra e Antonio Conte-s në javën e 16 të Premier League është mposhtur me rezultatin 0-2 nga Aston Villa. Pas pjesës së parë të mbyllur me porta të paprekura, në të dytën dhe konkretisht në minutën e 50 Buendia kaloi në avantazh miqtë.
‘Spursat’ u përpoqën të reagonin, por në vijim do pësonin edhe golin e dytë. Këtë herë të realizuar nga Douglas Luiz. Kjo humbje krijon një distancë të madhe me vendin e parë që mbahet nga Arsenal, ndërsa tani skuadra e Conte-s do të fokuset vetëm te katër vendet që të dërgojnë në Champions.
Komento