Dosja “21 janari” ka mbërritur në gjykatën e lartë pasi familjarët e Aleks Nikës, një nga katër protestuesit e vrarë në vitin 2011 përballë kryeministrisë, nuk reshtin së kërkuari që hetimin, ta marrë në dorë Prokuroria e Posaçme. Edhe pse GJKKO dhe Apeli i Posaçëm e nuk e kanë rrëzuar kërkesën për hetimin e dosjes nga SPAK, dhe kalimin për kompetencë në prokurorinë e Tiranës, bashkëshortja e Aleks Nikës, Rajmonda Nika ka bërë rekurs kundër këtyre vendimeve në Gjykatën e Lartë.
Familjarët e protestuesit të vrarë kërkojnë që Gjykata e Lartë të prishe dy vendimet e marra nga dy shkallët e tjera të gjyqësorit dhe të urdhërojë Prokurorin e Posaçme të regjistrojë procedimin penal. Sipas argumentit të tyre në faqen 3 të rekursit, të akuzuarit për të krim janë Sali Berisha dhe Lulzim Basha, ish Kryministër dhe ish Ministër i Brendshëm, të cilët janë subjekte që duhet të hetohen nga SPAK bashkë me Andrea Prendin. ish komandant i Gardës së Republikës.
Në rekursin e bashkëshortes së Aleks Nikës, thuhet se prokuroria e Tiranës e ka mbajtur hetimin për 21 janarin për dy vjet e 6 muaj pa bërë asnjë veprim për zbardhjen e ngjarjes. Prokuroria e Posaçme ka shpallur moskompentencë, jo vetëm për padinë e familjarëve të depozituar më 16 shkurt të këtij viti, por edhe atë të bërë nga Ministria e Drejtësisë dhe Partia Socialiste.
Kreu i SPAK, Dumani ka deklaruar se SPAK është një pritje se çfarë do të dalë nga hetimet e Prokurorisë së Tiranës, për të marrë ndërmarrë hapa të mëtejshëm lidhur me dosjen e 21 janarit. Ai thekson se në rast se nga hetimet do të konstatohet ekzistenca e ndonjë vepre penale apo subjekt në kompetencë hetimi, atëherë dosja do të merret në dorë nga vetë SPAK. Paditë e reja erdhën si rezultat i një audio përgjimi të pretenduar nga xhaxhai i Aleks Nikës, Mark Nika.
Ndërkohë avokati thekson se urdhëruesit e vrasjeve politike kanë qenë Sali Berisha dhe Lulzim Basha ndërsa ekzekutorët, kanë qenë komandanti i Gardës Andrea Prendi dhe vartësit e tij të cilët qëlluan me armë zjarri në drejtim të protestuesve të mbledhur para kryeministrisë pasditen e 21 janarit 2011. Episodi i vrasjes së Aleks Nikës me plumb në kokë, mbeti pa autor edhe në gjykimin e parë pasi predha që iu hoq viktimës nga trupi në Turqi, ishte shtypur e dëmtuar në atë masë sa ishte bërë e pa ekspertueshme.
Ceshtja eshte me e komplikuar se sa duket.Ne rradhe te pare,duket sikur Berisha dhe garda kane vepruar me koken e tyre.Por a mund te me thote dikush se si ishin ligjet ne ate kohe per mbrojtjen e institucioneve shteterore ne raste te tilla dhe si ishin ligjet e gardes per perdorimin e forces vdekjeprurese kur dhe si? Ja t'a zeme se Berisha e gardistet dalin ne gjyq,por si do t'a justifikoje akuza ceshtjen e saj,kur t'a zeme ligji ja lejon Berishes perdorimin e forces vdekjeprurese kur sulmohet institucioni (nuk po flasim ketu nese ligji ka vrima e nuk ben dallimin midis nje demonstruesi agresiv dhe nje demonstruesi aktiv por jo agresiv),apo ne rast se ligjet e kohes ja lejonin gardes te perdorte force vdekjeprurese,direkt dhe paparalajmerim me pare??Keta,neser mund te thone se u ndjeme te rrezikuar dhe ligji qe kam zbatuar na i lejonte e justifikonte veprimet?! Sa here kemi degjuar te akuzuar ne pozicione te tilla qe justifikohen me /zbatova vetem ligjin/,ose /ligji me jepte te drejte/!!
PërgjigjuSKAP do mbetet, dhe kurrè SPAK, pèrsa kohè vrasèsit,dhe urdhèruesi i vrasjeve Sali Berisha, mbetet jashtè birucave tè delinkuentève. Arben Ahmetaj, mund tè jetè superhajdut, ndaj largohet, nuk e di. Por ama, arsyeja pse kemi hajdutèt e Edi Ramès, èshtè sepse askush prej atyre tè Saliut dhe Monika Skraparit, nuk mbajti pèrgjegjèsi pèr krimet dhe vjedhjet e kryera.
PërgjigjuShume mire dhe mbeshtetje qytetare per kete veprim. Organet e drejtesise duhet te kishin hetuar me kohe pergjegjesine penale dhe fajesine per veprim apo mosveprim te ish kryeministrit, Sali Berisha, ish ministrit pergjegjes per punet e brendshme, Lulezim Basha, ish komandantit te Gardes, Ndrea Prendi, por pa harruar ne "zinxhirin" e autoriteteve te ish drejtorit te Policise se Shtetit, Hysni Burgaj. Ose shperdorim i rende i detyres, pengim te se vertetes, krimeve per te mbuluar krime te tjera, dhe sigurisht keqperdorimi i dhunshem i autoritetit per te friksuar publikun dhe organet e shtetit ne misionet e tyre kushtetuese dhe ligjore. Ose me sakte korrupsion i rende politik duke keqperdorur deri ne jeten e qytetareve. Dhe per te plotesuar tablone e autoreve te atij krimi te rende, hetimit kurresesi nuk mund ti shmangej ish kryetari i Bashkise se Tiranes Edi Rama, dhe ish deputeti i PS Tom Doshi per veprimet e tyre te organizimit te bandes se armatosur dhe veprimeve te tjera te dhunes me qellim per te shkaktuar lendime dhe viktima per perfitime politike. Ose me qarte korrupsion i rende politik duke keqperdorur deri dhe jeten e qytetareve. Mbase avokatet lexojne keto rreshta dhe kompletojne rekursin e tyre.
Përgjigjupo te ishte qare perimetri i sigurise atehere po qe do kishte kuptim te kerkohej faji edhe tek zinxhiri komandues i gardes, por te mos harrohet se keto jane truproja dhe pergjigjen me jete pak e veshtire te hane presion sic u be qesharak edhe Mediu derisa u detyrua te pranoje pergjegjesine e mosveprimit ne ate repart ushtarak jo po i hynin hajdutet nates pastaj ti vidhnin municionet
Vetëm kaq
Përgjigjupo cfare pa autor, Ndrea Prendi ishte urdheruesi ai qe kishte per detyre te siguroje perimetrin e sigurise se institucioneve te rendesise se vecante dhe ekzekutuesi ne vecanti i Aleks Nikes. Sa here ka dicka per tu mbrojtur do nxjerrim te tjere para nesh si gjithmone po kete gje e kuptoi edhe Mediu qe kerkoi gjykimin per aktet e veta qe sollen shperthimin ne Gerdec jo po e paskan kercenuar jane lojra fjalesh qe te mbrohet dhe kaloje kohe derisa te harrohet
Përgjigju