22 mars 1373, dita kur përfundoi qëndisja e Epitafit të Gllavenicës

22 Mars 2018, 16:11| Përditesimi: 22 Mars 2018, 16:19

  • Share

Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar Dorian Koçi ka kujtuar një datë të shënuar, 22 marsin 1373, që është dita kur përfundoi qëndisja e Epitafit të Gllavenicës. 

“Epitafi i Gllavenices është unikal dhe është vlerësuar si i treti në Europë për nga rëndësia në llojin e vet. Epitafi është një nga objektet më të rëndësishëm në Muzeun Historik Kombëtar”, ka shkruar Koçi në një status të tijin në FB.

 “Epitafi i Gllavenicës” është një nga objektet më të rëndësishme të besimit ortodoks që është ruajtur dhe ka ardhur deri në ditët tona. Ky Epitaf është një kryevepër e Artit Mesjetar Shqiptar dhe një ndër tre vepra e këtij lloji në botë. Në qendër të tij është trupi i Krishtit të vdekur, shtrirë mbi një çarçaf, rrethuar nga shenjtorë, serafinë e engjëj. Mbi të është shkruar: “U plotësua (u qëndis) ky areas (epitaf) i gjithënderuar dhe i hyjshëm i së mbishenjtës Hyjëlindëse të patundur, me shpenzimin dhe mundimin e episkopit të gjithëhirshëm Kalisit të Glavenicës dhe Beratit në muajin mars 22, viti 6881 (1373). Ti që zotëron jetën, ah! Si (je) trup i vdekur pa frymë. Në kohën e zotërimit të zotërijve të shumëlartë të Serbisë, Rumanisë dhe gjithë Albanit dhe vëllezërve Gjergjit dhe Ballshës. Dora e Gjergj Arianitit dhe arëqëndisësit”.

Studiuesit mendojnë se Epitafi i Glavenicës është qëndisur nga dora e murgut Savia, me porosi të Gjergj Arianitit, gjyshi i vjehrrit të Skënderbeut. Epitafi është zbuluar në bodrumin e një shtëpie të rrënuar në Ballash, e cila në atë kohë ishte dioqezë, ku ishte futur për tu ruajtur si një objekt shumë i vlefshëm dhe se ishte dëmtuar nga minjtë. Në vitin 1974 u kërkua nga Franca për një vlere prej 2.4 milion dollarë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?